LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Japonisë nuk do të marrë masa ndaj shpenzimeve fiskale

Ekonomia e Japonisë nuk do të marrë masa ndaj shpenzimeve fiskale

Ministri japonez i Financave, Taro Aso, tha se vendi nuk ishte aktualisht në një situatë që kërkon vendosjen e masave të reja të shpenzimeve fiskale.

Sipas njoftimit, ministri e bëri lajmërimin gjatë një konference shtypi pas kryesimit të një takimi të G20-së të udhëheqësve të financave në Fukuoka të Japonisë.


Kujtojmë se Japonia gjatë rezultatit të tremujorit të parë të rritjes vjetore prej 2.1 për qind, pati një rënie të ndjeshme në importe dhe inventarët në rritje, e cila ka gjasa të ndryshojë periudhën aktuale, duke ndikuar në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit. /Telegrafi/