LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Eurozonës në recesion të dyfishtë

Ekonomia e Eurozonës në recesion të dyfishtë
Eurozone

Ekonomia e Eurozonës është në recesion të dyfishtë, si shkak i kufizimeve për shkak të një ringjalljeje në rastet e COVID-19.

Sipas një sondazhi të Reuters, perspektiva e tyre tashmë e dobët ishte anuar edhe më shumë në dobësim.


Duke pasur parasysh vonesat në shpërndarjen e vaksinave të Bashkimit Evropian dhe shqetësimet në lidhje me variantet e reja të Coronavirusit që mbështesin bllokimet aktuale, aktiviteti i bllokuar ekonomik dhe rritja e papunësisë përbëjnë një kërcënim serioz për çdo rikuperim të pritshëm.

Vetëm muajin e kaluar ekonomia ishte parashikuar të kishte një rimëkëmbje të mprehtë dhe të rritej 0.6 për qind këtë tremujor pas tkurrjes 0.7 për qind në tremujorin e katërt të 2020-së. Por këto pikëpamje u kthyen në të parealizueshme në sondazhin e javës së kaluar me të pranishëm mbi 75 ekonomistë. Me rritjen në rastet e COVID-19 u kërkuan kufizime të reja në aktivitetin ekonomik dhe shoqëror.

Në këtë zonë, ekonomia u parashikua deri në sondazhin e fundit për tkurrjen e 0.8 për qind këtë tremujor. Kjo pasi PBB-ja u tkurr në dy tremujorët e parë të vitit të kaluar, duke i bërë pritjet aktuale për një një recesion të dyfishtë. Mbi tre të katërtat ose 28 nga 36 ekonomistë që i përgjigjen një pyetje shtesë, thanë se rreziqet për perspektivën e tyre të rritjes ishin anuar në dobësim. /Telegrafi/