LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia amerikane vazhdon të rritet, gjatë muajit tetor u hapen 250 mijë vende pune

Ekonomia amerikane vazhdon të rritet, gjatë muajit tetor u hapen 250 mijë vende pune

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit tetor hapën 250 mijë vende punë dhe papunësia ra në nivelin 3.7 për qind.

Shifrat e punësimit për muajin tetori hodhën poshtë ndikimin e motit nga Uragani Michael, i cili goditi shtetin e Floridës dhe Gjeorgjisë në fillim të këtij muaji dhe zhvendosi mijëra punëtorë dhe uragani Firence i muajit shtatorit, i cili e përkeqësoi shifrat e punës për atë muaj, por rezultoi një rikthim për muajin tetor pasi punëtorët u kthyen në pozicionet e tyre dhe u shtuan punëtorë për rimëkëmbjen nga stuhia.


Raporti i vendeve të punës është “fotografia” e fundit e ekonomisë përpara zgjedhjeve për Kongresin dhe Senatin amerikan që priten të mbahen më 6 nëntor.

Sipas shifrave, shpenzimet e konsumit, të cilat zënë 70 për qind të prodhimit ekonomik, janë në një nivel 18-vjeçar, ato u rritën me 4 për qind në tremujorin e fundit, niveli më i lartë që nga viti 2014.

Produkti i Brendshëm Bruto arriti 3.5 për qind tremujorin e fundit dhe pagat u rritën 0.9 për qind në tremujorin e tretë në nivelin më të lartë në një dekadë.

Megjithatë, tregu i forcimit të fuqisë punëtore tashmë ka filluar të tensionojë sektorë të caktuar të ekonomisë. Punësimi i bizneseve të vogla është rritur me vetëm 1.2 për qind këtë vit, kundrejt 2.5 për qind për korporatat më të mëdha.

Si ka ndryshuar ekonomia amerikane me Donald Trumpin? (Infografikë)
Lexo po ashtu Si ka ndryshuar ekonomia amerikane me Donald Trumpin? (Infografikë)

Që kur Donald Trump fitoi presidencën, e cila do të mbahet mend si koha më e trazuar politike e kohëve të fundit, ashtu do të kujtohet edhe për rritjen ekonomike më të mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka parë qysh shumë përpara krizës financiare.

Papunësia në SHBA në nivelin më të ulët pas 49 viteve
Lexo po ashtu Papunësia në SHBA në nivelin më të ulët pas 49 viteve

Numri i amerikanëve që paraqiteshin në zyrat e punësimit për të gjetur punë, ra në nivelin më të ulët pas 49 vitesh, duke treguar fuqinë e qëndrueshme të tregut të punës të mbështetur në rritjen ekonomike. /Telegrafi/