LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i OKB-së në Kosovë shpalos ndikimin e COVID-19, 28% e të anketuarve përjetuan efekte në shëndetin e tyre psikologjik

Ekipi i OKB-së në Kosovë shpalos ndikimin e COVID-19, 28% e të anketuarve përjetuan efekte në shëndetin e tyre psikologjik

Në më pak se gjashtë muaj coronavirusi është bërë sfida më e madhe me të cilën jemi përballur që nga Lufta e Dytë Botërore. Me më shumë se 6,5 milion njerëz të infektuar në të gjithë botën, kjo nuk paraqet vetëm një krizë shëndetësore. Pandemia është duke lënë pas vetes pasoja shkatërruese në jetën shoqërore, ekonomike, politike dhe shëndetin dhe mirëqenien mentale të njerëzve, thuhet në një njoftim të UNDP-së.

Ekipi i OKB-së në Kosovë ka shpalosur ndikimin e COVID-19, ndërsa ka realizuar një anketë prej nga del se 28% e të të gjithë anketuarve përjetuan efekte në shëndetin e tyre psikologjik, ndërsa 59% e të anketuarve kishin frikë se do të ishte e vështirë të mbulonin shpenzimet bazë.


“Në Kosovë, përhapja e COVID-19 ka ndikuar në familje dhe biznese në mënyra të ndryshme. Duke filluar nga orari i kufizuar i punës dhe rënia e të ardhurave, barra e shtuar e kujdesit, përballja me mësimin në distancë dhe ballafaqimi me çështje shëndetësore fizike, mentale dhe emocionale që u shfaqën si pasojë e pandemisë – ndikimet në familjarë kanë qenë të shumta…”, thuhet në njoftim.

Në vijim disa nga gjetjet kyçe:

89% e të anketuarve merrnin informata rreth COVID-19 nga radio, televizioni dhe gazeta dhe 74% nga interneti dhe rrjetet sociale.

96% të fëmijëve të familjeve të intervistuara ishin në gjendje të ndjekin mësimin në distancë rregullisht, ndërsa vetëm rreth 4% e tyre i humbën mësimet më së shpeshti për shkak që pajisjet përdoreshin nga ndonjë anëtar tjetër i familjes ose problemeve me lidhjen në internet.

28% e të të gjithë anketuarve përjetuan efekte në shëndetin e tyre psikologjik, mental ose emocional për shkak të shpërthimit të COVID-19.

Për sa i përket shërbimeve bazë sociale dhe shëndetësore, 13% deklaruan se kanë pasur vështirësi të mëdha ose mesatare në qasje në shërbime komunale, përfshirë furnizimin me rrymë dhe ujë. 19% përjetuan vështirësi të mëdha ose mesatare në qasje në shërbime sociale dhe 26% patën vështirësi në qasje në shërbime shëndetësore qoftë për veti ose për anëtarët e familjes përfshirë shërbimet për shëndetin seksual dhe riprodhues.

56% e të anketuarve mendojnë se ka rritje të dhunës në familje, ndërsa 35% nuk dinë ku të kërkojnë ndihmë nëse vet ose ndokush tjetër përjetojnë dhunë në familje.

Ngarkesa e punës pa pagesë është rritur shumë më tepër për gratë. Orët e grave të dedikuara për pastrim janë rritur me 18 pikë përqindjeje më shumë në krahasim me burrat, ndërsa për gatim dhe shërbim të vakteve me 29 pikë përqindjeje më shumë sesa burrat. Ato gjithashtu luajnë, flasin ose u lexojnë fëmijëve dhe kujdesen për fëmijët për  8% dhe 9%, përkatësisht, më shumë se burrat.

Nëse masat e ndërlidhura me coronavirusin do të vazhdonin, 59% e të anketuarve kishin frikë se do të ishte e vështirë të mbulonin shpenzimet bazë.

Rreth 40% e të anketuarve që kanë qenë të punësuar para pandemisë kanë qenë në gjendje të mbajnë vendin e tyre të punës, por në kohën e intervistimit nuk ishin duke punuar fare, ndërsa 22% kanë thënë se janë duke punuar me orar të shkurtuar punën me pagë. 22% të tjerë raportuan se kanë vazhduar me orar të njëjtë si para pandemisë. 8% raportuan se kanë humbur vendin e punës për shkak të përhapjes së COVID-19.

55% e bizneseve duhej të mbylleshin, derisa 30% punonin me kapacitet më të ulët. Vetëm 13% funksiononin si zakonisht.

Në njoftim thuhet se ky vlerësim i shpejtë është porositur nga UNDP, në partneritet me UN Women dhe UNFPA dhe është kryer gjatë muajve prill – maj 2020, me gjithsej 1,412 intervista me familje në të 38 komunat dhe me 202 intervista me bizneset në shtatë komuna (Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë). Që të dy anketat, shtëpiake dhe ato të biznesit, u kryen përmes intervistave telefonike të asistuara nga kompjuteri. Shpërndarja e mostrave të intervistave u bazua në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të marra nga të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë 2011 dhe bizneset u identifikuan nga Agjencia e Regjistrimit të Biznesit në Kosovë (ARBK).

“Përhapja e COVID-19 në Kosovë ka zhvendosur vëmendjen e UNDP-së dhe tërë familjes së OKB-së drejt reagimit dhe ndihmës për njerëzit dhe institucionet e Kosovës. Për të kuptuar më mirë ndikimin e menjëhershëm të krizës, është thelbësore të kuptohen nevojat e njerëzve dhe bizneseve për të përgatitur reagimin më të mirë të menjëhershëm dhe afatmesëm. Kjo është arsyeja pse UNDP inicioi këtë vlerësim të shpejtë – së bashku me UN Women dhe UNFPA në koordinim të ngushtë me Koordinatoren për Zhvillim, Znj. Ulrika Richardson, zyrën e saj dhe pjesën tjetër të Ekipit të OKB-së në Kosovë – për të kuptuar ndikimet dhe që të mund të evidentojnë më mirë masat që do të ndërmerren. Gjetjet e këtij vlerësimi janë përdorur për të frymëzuar formulimin e Planit të Reagimit Socio – Ekonomik të Ekipit të OKB-së në Kosovë që do të lansohet së shpejti “, tha Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP.

Qeveritë anembanë botës kanë pasur qasje të ndryshme në luftimin e pandemisë së coronavirusit të cilat kanë sjellë rezultate të ndryshme. Përveç që shkatërrimi i ka kapluar të gjitha vendet e botës dhe ua ka ndryshuar tërë rrjedhën e tyre të veprimit, njerëzit, ndërmarrjet dhe institucionet është dashur të përshtaten me realitetin e ri të pasigurt, i cili tani po analizohet, duke qenë të vetëdijshëm se ndikimi i plotë ende nuk është kuptuar tërësisht.

“Gratë dhe vajzat mbeten të prekura në mënyrë joproporcionale nga pandemia. Kemi qenë dëshmitarë që në Kosovë si dhe në tërë botën të një pandemie në hije që rritet si rezultat i pandemisë, asaj të dhunës ndaj grave. Vlerësimi i Shpejtë i Ndikimit Socio-Ekonomik zbuloi edhe një ngarkesë të shtuar të detyrave të shtëpisë për gratë, prandaj është e domosdoshme të merren parasysh nevojat specifike, rreziqet dhe rolet e grave dhe vajzave, për t’iu përgjigjur pandemisë”, tha Vlora Tuzi-Nushi, shefe e Zyrës së UN Women.

Visare Mujko – Nimani, shefe e Zyrës së UNFPA-së tha se “Ky vlerësim dha një pamje më të qartë për vështirësitë në qasjen në shërbimet shëndetësore me të cilat përballet popullata në Kosovë në këtë kohë të pandemisë COVID-19, duke na ndihmuar kështu që të sigurojmë mbështetje në kohë dhe të përshtatshme me vëmendje të veçantë në shëndetin seksual dhe riprodhues. Qëllimi i studimit ishte të përcaktonte natyrën dhe shtrirjen e ndikimit të krizës nga COVID-19 dhe të identifikojë sferën, rolet gjinore, intensitetin dhe kërcënimin për grupet në situata të cenueshme dhe ekonominë lokale. Të dhënat nga vlerësimi do të jenë në disponim të të gjithëve dhe mund të përdoren nga autoritetet qendrore dhe lokale, si dhe partnerë të tjerë zhvillimor për të kuptuar më mirë se kush janë më të ndikuar nga pandemia, dhe gama e veprimeve të nevojshme. Gjetjet do të jenë të dobishme gjithashtu për ofrimin e shërbimeve më të synuara, zbutjen e efekteve të krizës dhe rritjen e rezistencës së komunitetit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori