Nigma Galaxy ka siguruar një tjetër trofe të ESL Impact, pas fitores në finale në Katowice të Polonisë ndaj ekipit Na’Vi Javelins.

Fitorja me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në finale ndaj Na’Vi Javelins, ja siguroi trofeun ekipit Nigma Galaxy si dhe çmimin prej 50.000 dollarësh në turneun ESL Impact Katowice.


Ky është trofeu i katërt në kuadër të ESL Impact për ekipin Nigma Galaxy, që për momentin janë ekipin më i mira i femrave në CS:GO.

Lojtarja më e dalluar gjatë finales së madhe ishte Alexandra 'twenty3' Timonina me 57 eliminime dhe vlerësimin 1.29 nga HLTV.

Ekipi i vendit të dytë Navi Javelins fituan çmimin prej 20.000 dollarësh, ndërsa çmimeve janë ndarë edhe për gjashtë skuadrat tjera pjesëmarrëse. /Telegrafi/

telegrafi sport app