LAJMI I FUNDIT:

Ekipi mjekësor: Operacioni i Bajram Rexhepit ka përfunduar me sukses, nuk kemi pasur ndonjë komplikim

Ekipi mjekësor: Operacioni i Bajram Rexhepit ka përfunduar me sukses, nuk kemi pasur ndonjë komplikim

Ekipi mjekësor i cili është në kujdes të vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi ka mbajtur një konferencë për media, pas përfundimit të intervenimit kirurgjik.

Sipas mjekut kryesor, Arsim Morina, Rexhepi ka pësuar dy sulme në tru të cilat kanë atakuar seriozisht shëndetin e tij.


“Kemi vendosur për ndërhyrje operative. Qëllimi ka qenë që truri të lirohet truri nga të ënjturit. Rrjedha operative ka shkuar në rregull, nuk kemi pasur ndonjë komplikim”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, operimi ka qenë jo vetëm kurativ, por edhe preventiv, që t’i jepet trurit mundësi të lirohet nga ai presion për shkak të atakeve që ka pasur.

“Për prognozë nuk mund të flasim, kjo është një situatë që duhet përcillet me dinamikë”, ka thënë më tutje Dr. Arsim Morina. Profesor i rregullt në Katedren e Kirurgiisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës.

“Siç e quajmë ne mjekët, truri është një oqean. Një gjë është e sigurt se është duke u trajtuar në mënyrë bashkëkohore, në përcjellje të kolegëve të ndryshëm. Patjetër, mjekimi do të vazhdojë nën kujdesin intensiv”, ka bërë të ditur më tej ai.

Thuhet se operacioni ka zgjatur rreth tri orë e gjysmë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Kalo në kategori