LA Thieves patën një ditë të përsosur pasi kanë eliminuar kampionët në fuqi, Subliners, nga turneu CDL Major II.

LA Thieves u takuan me ekipin Subliners në ndeshjen eliminuese të turneut CDL Major II.


Turneu po mbahet në Boston, në sallën MGM Music Hall, ku 12 skuadra garojnë për grupin e çmimeve prej 500.000 dollarësh.

Ndeshjen ekipi LA Thieves ndaj kampionëve në fuqi e fitoi me rezultat të përgjithshëm 3-0 me mapa.

Me këtë fitore LA Thieves kanë kaluar në raundin e tretë të ndeshjeve eliminuese, dhe e pret kundërshtarin e radhës.

Së bashku me Subliners nga turneu janë eliminuar edhe gjashtë skuadra të tjera. /Telegrafi/

telegrafi sport app