LAJMI I FUNDIT:

Ejani dhe argëtohuni në eventin e organizuar nga HiPP për fëmijët

Ejani dhe argëtohuni në eventin e organizuar nga HiPP për fëmijët

HiPP, një ndër kompanitë më të njohura për produktet organike kushtuar fëmijëve ka organizuar një event në të cilin do të ketë aktivitete të ndryshme për fëmijë dhe përveç kësaj në këtë event do të shpërndahen edhe shumë dhurata.

E njohur për prodhimin e ushqimit organik dhe të shëndetshëm të foshnjave, HiPP ka vendosur norma të reja të cilësisë. Një prej qëllimeve kryesore është që kompania gjithmonë të jetë afër atyre që zgjedhin ushqimet për fëmijët e tyre, e për fëmijët përveç produkteve plot shije është organizuar edhe një event i veçantë.

Me datën 1 prill HiPP i mirëpret të gjithë në Albi Mall, kati i parë, ku fëmijët do të mund të takohen me personazhin kryesor Melos majmunin dhe të argëtohen së bashku.

HiPP ka organizuar këtë event kushtuar fëmijëve të cilët do të kenë mundësi të përjetojnë aventura të shumta, të argëtohen dhe të fitojnë shpërblime të ndryshme nga produktet e shijshme e plotësisht organike të HiPP e deri te shpërblimi i parë.

HiPPiS dhe Melos majmuni ju presin në Albi Mall prej orës 12:00 deri 16:00.