LAJMI I FUNDIT:

Eichhorst: Dialogu me Prishtinës dhe Beogradit kurrë nuk është ndalur

Eichhorst: Dialogu me Prishtinës dhe Beogradit kurrë nuk është ndalur

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, Angelina Eichhorst, ka deklaruar se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës kurrë nuk është ndalur, duke shtuar se nuk është pesimiste kur bëhet fjalë për situatën aktuale në negociatat mbi një marrëveshje ligjërisht detyruese.

Eichhorst gjatë një debati për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor që është organizuar në Bruksel nga Qendra për Politika Evropiane, ka thënë se roli kyç i BE-së, është që të sjell në tavolinë Beogradin dhe Prishtinën, transmeton Telegrafi.


“Aty ndodhin gjërat. T’i ulni së bashku në një tavolinë, të diskutojnë në formate të ndryshme. Kjo është ajo që ne duhet të sigurojmë. Dialogu kurrë nuk është ndalur”, ka porositur Eichhorst.

E pyetur nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug, rreth taksave 100 për qind për mallrat serbe në Kosovë dhe paralajmërimit për formimin e ushtrisë së Kosovës, Eichhorst ka thënë se para se gjithash nuk është pesimiste. /Telegrafi/