LAJMI I FUNDIT:

Ehat Miftaraj nga IKD shpjegon afatet kohore se kur më së largu mund të formohet qeveria e re

Ehat Miftaraj nga IKD shpjegon afatet kohore se kur më së largu mund të formohet qeveria e re

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shpjeguar hapat dhe afatet ligjore deri në formimin e qeverisë së re.

Miftaraj në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se formimi i qeverisë do të varet nga vullneti i Presidentit, i cili mund të thërras konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda dhjetë ditëve, por sipas tij ai mund ta shfrytëzojë edhe ditën e 30-të për ta ftuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përcjell Telegrafi.


“Menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve Presidenti i Republikës në bazë të Kushtetutës e ka për obligim që më së largu brenda 30 ditëve të thërras konstituimin e Kuvendit të Kosovës… Në momentin kur bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovë, Presidenti e ka për obligim që brenda 15 ditëve të ftojë kandidatin për kryeministër nga partia që ka fituar më së shumti vota, që në këtë rast është Albin Kurti, të dërgojë në Kuvend kabinetin qeveritar. Kurti e ka për obligim që brenda 15 ditëve të dërgojë në Kuvend emrat e kabinetit qeveritar, në mënyrë që të votohet me shumicën prej 61 votave. Nëse kabineti votohet, mund të themi se kemi qeverinë e re”.

Drejtori ekzekutiv i IKD ka thënë se afatet kohore do të varen edhe nga vendimi i Gjykatës Supreme për votat e diasporës, kërkuar nga Vetëvendosje.

Ai ka thënë se pritet që Supremja të vendos përfundimisht brenda dy ditëve nëse do të numërohen 5 mijë votat e mbetura të diasporës, apo jo. Nëse do të merret vendim pozitiv, Miftaraj thotë se nuk beson që KQZ-së i nevojiten më shumë se 1 ditë për t’i numëruar ato vota.

Miftaraj ka thënë se nëse Vetëvendosje arrin koalicion për bashkëqeverisje me LDK-në, sipas të gjitha gjasave qeveria e re mund të formohet brenda 30 ditëve, marrë parasysh të gjitha procedurat e lartpërmendura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori