LAJMI I FUNDIT:

Eglent Bici – folës në Konventën e II-të për menaxherët e shitjes

Eglent Bici – folës në Konventën e II-të për menaxherët e shitjes

Kanë mbetur pak ditë për të rezervuar vendin tuaj në Konventën e II-të për menxherët e shitjes që do të mbahet me 1 Nëntor, në Hotel Venus – Prishtinë. Kjo Konventë është një mundësi që nuk duhet humbur dhe si e tillë organizohet vetëm një herë në vit.

Edhe këtë vit do të ketë folës nga Sllovenia, Britania e madhe, Zvicra, Shqiperia, si dhe shumë sip ermarrës dhe ekspert të suksesshëm vendor. Denis Gafuri së bashku me folësit mysafir do t’i ndajnë me ne eksperiencat e ku do të diskutojnë per qasjen drejt se ardhmes si dhe shumë këshilla për sukses në karrierë.

Këtë vit do ta kemi nderin që si folës të jetë edhe EGLENT BICI.

Kush është EGLENT BICI?

Eglent Bici është një sipermarrës, Investor në Real Estate, babi i dy vajzave të bukura, trajner jete dhe një Qenie Njerëzore Pozitive.

Eglenti ka jetuar në Angli, për gati 8 vjet duke bërë punë të ndryshme dhe duke mësuar shumë. Kur u kthye në Shqipëri në dhjetor 2006 vendosi të përfundojë studimet e larta në Juridik dhe ka marrë një MSC në të Drejtën Pronësore.

“Mënyra se si i qasem Jetës, Biznesit dhe Mësimi i vazhdueshëm është përmirësuar që kur kam filluar të ndjek Tony Robbins në West Palm Beach për herë të parë dhe pastaj për herë të dytë. Unë vazhdoj të mësoj dhe lexoj gjithë kohën për Vetë Zhvillimin, Suksesin, Rritjen Personale
dhe Jetesë të Shëndetshme”.

Eglenti ka nje pervoje në tregun shqiptar të pasurive të patundshme, prej mbi 9 vjetësh dhe dëshiron t’ju ndihmojë të gjeni pronën më të mirë që i përshtatet nevojave tuaja nëpërmjet MEI Realty.

“Unë besoj se jam në këtë botë për të kontribuar dhe për të lënë trashëgiminë time dhe unë do të punoj shumë për të kontribuar në Shoqërinë, Ekonominë tonë dhe për të dhënë kontributin tim më të mire, për NE, që të jetojmë në një botë më të mire, NE fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre”.

Unë besoj në energjinë e Universit dhe se secili prej nesh është në këtë botë për një qëllim.

Kini besim dhe ndiqni ëndrrat tuaja!

Për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit të tij, rezervoni vendin përmes www.salesconvention.biz dhe mësoni nga EGLENTI dhe shumë folës tjerë me
eksperiencë.

Numri i pjesëmarrësve është i limituar kështu qe rezervoni SOT biletën tuaj.

Për rezervime, pyetje apo informata plotësuese lirshëm na kontaktoni në sales@denisgafuri.com apo edhe përmes telefonit +383 45 510 005.

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori