LAJMI I FUNDIT:

Egjiptiani vret tre ushtarë izraelitë

Egjiptiani vret tre ushtarë izraelitë

Tre ushtarë izraelitë u vranë dhe disa u plagosën në një shkëmbim zjarri me një sulmues të armatosur pranë kufirit me Egjiptin.

Dy ushtarë u gjetën të vdekur në një vend ushtarak pasi nuk iu përgjigjën thirrjeve herët të shtunën.


Një ushtar i tretë izraelit dhe sulmuesi i supozuar, i identifikuar si një polic egjiptian, u vranë më vonë gjatë operacionit të kërkimit, raporton bbc.

Ngjarja ndodhi vetëm disa orë pasi një operacion kontrabande droge u ndalua në kufi. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, kolonel Richard Hecht tha se droga e sekuestruar ishte me vlerë 1.6 milion shekelë (400 mijë dollarë).

Ai tha se besohet të ketë lidhje me të shtënat e mëvonshme. Në deklaratën e ushtrisë thuhet se hetimi po zhvillohet në bashkëpunim të plotë me ushtrinë egjiptiane.

Më vonë, ushtria izraelite dhe egjiptiane konfirmuan se sulmuesi i vrarë ishte një anëtar i forcave egjiptiane të sigurisë. /Telegrafi/