Efron ‘premton’ se do të martohet me Vanessa Hudgens

Efron raportohet se i ka propozuar martesë Hudgens gjatë një udhëtimi të përbashkët në Japoni në fund të muajit janar dhe dyshja do të kurorëzohen gjatë vitit të ardhshëm (2010).
“Zac tashmë është jashtë presionit që kishte, pasi nëna e Vanessa i kishte shkaktuar siklet të madh duke i kërkuar atij të jetë i respektueshëm me vajzën e saj. Ajo është një person i traditave të vjetra dhe nuk pranon që Vanessa të jetojë me Zac pa ndonjë lloj zotimi martese”, thotë një burim.
“Zac e pëlqen premtimin e tashëm. Ai e adhuron Vanessan dhe ata do t’ia kalojnë vërtet mirë së bashku. Gina (nëna e aktores) e konsideron Zac si pjesë të familjes, dhe është e lumtur që ai i ka propozuar martesë asaj”, shton më tej burimi.
Nga
Telegrafi
25/02/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































