LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 4° partlycloudy_night

Edukimi medial përballë mediave sociale, a po dëmtohet brezi i ri? 

Edukimi medial përballë mediave sociale, a po dëmtohet brezi i ri? 

Edukimi medial është bërë një çështje emergjente në arsim, sidomos kur flitet për përdorimin e mediave sociale nga fëmijët.

Një hulumtim i realizuar nga profesorët e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Faton Ismajli dhe Arben Fetoshi, ka nxjerrë në pah problemet e të nxënit nga nxënësit e klasave të pesta.

Sipas të dhënave, pothuajse 100% e nxënësve të klasave të pesta kanë telefon dhe kalojnë mesatarisht tre orë në ditë në media sociale, me një pjesë të konsiderueshme që nuk kanë asnjë kufizim në përdorimin e tyre.


“Një pjesë e madhe e fëmijëve konsumojnë përmbajtje argëtuese, ndërsa një numër më i vogël shikon përmbajtje që mund të ndikojë në edukimin e tyre,” theksoi Ismajli, duke shtuar se shumë fëmijë nuk kanë njohuri të mjaftueshme për mënyrën e përdorimit të sigurt të mediave sociale.

Profesori Faton Ismajli tha se sipas hulumtimit “rreth 39.6% e mësimdhënësve kanë raportuar se nxënësit kanë vështirësi me përqendrimin, ndërsa 28.1% janë shprehur se ka rënie në lexim si pasojë e përdorimit të pandërprerë të mediave sociale”.

Profesori Ismajli e konsideron edukimin medial si një komponent të domosdoshëm në arsim.

“Edukimi medial është urgjencë që të bëhet lëndë obligative në sistemin arsimor. Nxënësit duhet të mbrohen nga çrregullimet informative, dezinformatat, propaganda dhe rreziqet e tjera nga lojërat e ndryshme dhe sfidat e rrezikshme në platforma si TikTok”, tha ai për Telegrafin.

Sipas hulumtimit, profesori vuri në dukje se përdorimi i platformave si TikTok dhe Snapchat dominon dukshëm me 46,9% përdorim të Snapchat dhe rreth 30% përdorim të TikTok.

“Megjithatë, shumë prej tyre, edhe pse kanë kufizime në moshë për krijimin e llogarive, prapë i hapin ato dhe konsumojnë përmbajtje të ndryshme,” shtoi ai.

Veç Edukimit Medial, Ismajli thekson rekomandime tjera për ta mbështetur rregullimin ligjor të mediave sociale, duke sugjeruar se platformat duhet të kërkojnë verifikimin e moshës për krijimin e llogarive. “Për më shumë siguri, duhet të vendosen masa ligjore që të kufizojnë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën moshën e caktuar.”

Ismajli foli edhe për largimin e verifikuesve të fakteve nga platformat e Metas, për të cilat tha se ka më shumë pasoja negative sesa përfitime, “kjo praktikë, që synon të ofrojë më shumë liri, qasje në informacion dhe mundësi për diskutim e shprehje, në fakt rrezikon të çojë në përhapjen e dezinformatave.”

Ismajli apelon për edukim medial si e vetmja zgjidhje afatgjatë për mënyrën e përdorimit të mediave dhe aftësimin për t’u bërë vetë verifikues të fakteve dhe për të marrë njohuri bazike që mundësojnë dallimin informacionet e sakta nga ato të pasakta./Floriana Alija/

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Magazina
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori