Edona James nuk ka dyshim se është njëra nga personazhet më të pëlqyera në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo ka rrëmbyer zemrat e publikut për mënyrën se si flet si dhe për sinqeritetin që ka treguar brenda.


E njëjta së fundmi ka bërë një bisedë në oborr me Bleron, Besin, Meti Alshiqin e Ledin për ëndrrat.

Screenshot 11 2 Foto: Screenshot/YouTube

Biondja theksoi se zakonisht sheh ëndrra erotike, por që tani në BBVK nuk po sheh fare.

“Unë shoh ëndrra erotike, asgjë nuk po shoh tani”, tha ajo.

Screenshot 12 3 Foto: Screenshot/YouTube

Kjo bëri që të tjerët të qeshnin me fjalët e saj marrë parasysh se është spontane dhe shpesh lëshon fjalë të tilla.

Edona vlen të ceket se në javën e parë u shpall e preferuara e publikut bashkë me Bleron e Gani Gërminë. /Telegrafi/