Vazhdon të jetë një prej emrave më të dashur për publikun, pavarësisht karrierës së gjatë profesionale dhe artistëve të rinj. 

Fjala është për Edona Llalloshin, e cila ndër vite ka sjellë projekte shumë të veçanta e mjaft të pëlqyera nga audienca shqiptare.


Këngëtarja shqiptare krahas projekteve, shquhet edhe për stilin dhe elegancën e saj, gjë që bën të komentohet mjaft shpesh.

Ajo së fundmi ka bërë një ndryshim në pamje, i cili po pëlqehet tejet shumë edhe nga fansat e saj për këtë stil.

Artistja e lindur dhe e rritur në Prishtinë, ka prerë flokët e shkurtëra dhe këtë e dëshmoi përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram.

"Flokët e shkurtëra, nuk më intereson", ka shkruar mes të tjerash Llalloshi.

69486970 489859698523216 9010221537327841280 n e1568545331374 Ndryshimi i Edonës pëlqehet nga fansat (Foto: Instagram)

Përndryshe, "U bo çka u bo" mbetet një prej realizimeve të fundit të Edonës, projekt ky që ka kaluar shifrën e gjysmë milion klikimeve në kanalin zyrtar, YouTube.

Gjithashtu, ajo edhe këtë verë ka qenë prezente në dasma dhe ahengje të ndryshme muzikore bashkë me të vëllanë, Milotin, njëherësh bashkëpuntorin e saj të ngushtë. /Telegrafi/