LAJMI I FUNDIT:

”Edmond Temelko është arrestuar ligjërisht në Maqedoni”

”Edmond Temelko është arrestuar ligjërisht në Maqedoni”

Gjykata e Lartë e Maqedonisë ka sjellë vendim me të cilin konsideron se arrestimi i Edmond Temelko, kryetar i komunës Pustec në Shqipëri, është bërë në mënyrë ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata ka konsideruar se në rastin në fjalë, Prokuroria ka të drejtë të jep urdhër për arrestim, të udhëheqë me procedurën parahetimore, t’i udhëzojë veprimet e organeve përgjegjëse dhe se e ka në dispozicion policinë juridike.


Përndryshe, më 12 shkurt të vitit 2016 Temelko u arrestuar, por nuk u paraburgos. Gjykata vendosi masa kujdesi ndaj tij. Temelko është i dyshuar për mashtrime zgjedhore nga PSP-ja./Telegrafi/