LAJMI I FUNDIT:

Edita Doli-Muhaxhiri zgjidhet Grua e Artë për vitin 2023

Edita Doli-Muhaxhiri zgjidhet Grua e Artë për vitin 2023

Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe organizata joqeveritare “Lady” ka ndarë çmimet për 63 gratë e arta të Kosovës.

Ky çmim ndahet për arritjet dhe kontributin e shquar që këto gra kanë bërë në fusha të ndryshme, nga komunitete të ndryshme.


Është çmim për të nderuar gratë për përkushtimin e palëkundur të tyre.

“Kosova krenohet me secilën nga ju. Ju punoni shumë, larg nga qendra e vëmendjes, për të sjellë ndryshime domethënëse. Përkushtimi, pasioni dhe qëndrueshmëria juaj, nuk kanë kaluar pa u vënë re”, u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa Sanija Murati nga organizata “Lady” tha se gjithë këto gra janë dritë që ndriçojnë, që kaluan gjithçka, nuk u dorëzuan dhe ia dolën, jo vetëm për veten por edhe për kontributin në shoqëri.

Çmimin si Grua e Artë e morën Edita Doli-Muhaxhiri, drejtoreshë e Radio Dukagjini, Dafina Zeqiri, Kadire Tahiraj, Shyrete Tahiri Sulimani, Uta Ibrahimi, Arjeta Musliu dhe shumë të tjera nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori