Me 13 gusht 2018, në qytetin e Pejës, për të nëntin vit me radhë do të fillojë Festivali Ndërkombëtar i Animacionit – Anibar. Ne këtë edicion Anibar do të mirëpres një numër të madh të filmave të animuar, të cilat do të shfaqen në kinematë e mbyllura dhe të hapura të improvizuara.
Përveç promovimit të animacionit si teknikë, Anibar mundon që me anë të filmave të shfaqur të trajtojë tematika të ndryshme sociale, ekonomike, mjedisore dhe të inkurajojë debate në shoqëri.
Këtë edicion Anibar ka vendosur të nxjerr në pah problemin global të pabarazisë gjinore në fushën e animacioneve.
Sipas organizatës Woman in Animation, “Gratë përbëjnë 60 për qind të studentëve të animacionit, por vetëm 20 për qind e animatoreve janë gra.”
Gjatë ditëve të festivalit, anëtarët e jurisë dhe profesionistë të animacionit do të mbajnë debate të hapura për çdokënd që është i interesuar të mësojë më shumë për animacionin dhe si mund të përdoren filmat e animuar që të paraqesim jetën tonë të përditshme.
Për ata që do të udhëtojnë në Pejë për të ndjekur festivalin dhe për të shijuar atraksionet natyrore dhe kulturore të qytetit, Anibar ka një kamp për vizitorët dhe vullnetarët në Parkun e Qytetit. Vendndodhja e kampit është e përshtatshme pasi është afër kinemasë dhe organizimeve muzikore të festivalit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht