Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova do të nisë zyrtarisht më 17 nëntor, dhe duket se përgatitjet e fundit po shkojnë drejt përfundimit.

Ky sezon pritet të sjellë surpriza dhe ndryshime të shumta, si në koncept, ashtu edhe në pamjen e shtëpisë më të famshme në Kosovë.


Sipas informacioneve të fundit, këtë vit do të ketë një ndryshim të dukshëm në strukturën e shtëpisë, ndryshe nga tre edicionet e mëparshme.

Foto: Alaudin Hamiti / Instagram

Një nga risitë më interesante u zbulua nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili përmes një postimi në InstaStory tregoi se shtëpia e Big Brother VIP Kosova do të ketë një kat të dytë.

Në videon e publikuar, Alaudini shihet siç duket duke u ngjitur nëpër shkallë së bashku me Olsa Muhametin, producenten ekzekutive të spektaklit, duke lënë të kuptohet se do të shtohet edhe një kat i dytë i shtëpisë.

Ky ndryshim pritet të jetë një risi e veçantë që do t’i japë më shumë dinamikë, tension dhe energji lojës, duke e bërë sezonin e katërt edhe më interesant për publikun që mezi pret nisjen e spektaklit.