LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i 15-të i “Rapsodisë Shqiptare” në Skenderaj

Edicioni i 15-të i “Rapsodisë Shqiptare” në Skenderaj

Në Skenderaj ka filluar edicioni i 15-të i festivalit të përvitshëm gjithëkombëtar, ‘’Rapsodia Shqiptare’’, në të cilin për tri ditë grupe e rapsodë nga trevat shqiptare do të garojnë me këngët e tyre folklorike.

Hapjen e këtij festivali e bëri kryetari i komunës, Bekim Jashari, nën patronatin e të cilit mbahet.

“Ruajta dhe kultivimi i kulturës sonë tradicionale është detyrë e secilit nga ne, sepse duke ruajtur dhe promovuar kulturën tonë jomateriale ne nderojmë historinë tonë të lavdishme”, ka deklaruar Jashari.

Kujtojmë që ky festival organizohet në kuadër të festave të nëntorit, mirëpo këtë vit për shkak të tërmetit që ndodhi në Shqipëri, grupi organizativ vendosi që të shtyhet për datat 28,29 dhe 30 dhjetor 2019. /EO/