LAJMI I FUNDIT:

Edhe sivjet Kosova synon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe INTERPOL

Edhe sivjet Kosova synon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe INTERPOL

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, do të vazhdojë përpjekjet edhe këtë vit për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata e mekanizma ndërkombëtarë, siç janë INTERPOL, Këshilli i Evropës e organizata tjera të rëndësishme.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Rejhan Vuniqi, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, pohoi se kanë përfunduar përgatitjet e nevojshme për aplikim në Këshillin e Evropës.


“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës mbetet një nga prioritet kryesore të Republikës së Kosovës. Aktualisht Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për aplikim, dhe pritet përfundimi i zgjedhjeve në KiE për ndërmarrjen e hapave të mëtutjeshëm në koordinim me vendet anëtare.
Sapo të merret vendimi politik për aplikim ne jemi të gatshëm për të aplikuar”, theksoi Vuniqi.

Kurse sa i përket anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL (Policinë Ndërkombëtare), Vuniqi tha se mbetet një nga prioritet e MPJ, por që duke ditur ndjeshmërinë e procesit dhe sfidat që janë përballur vitin e kaluar, ajo nuk preferoi të jap shumë detaje përveç  se konfirmoi se janë duke punuar intensivisht në këtë drejtim.

Edhe nga Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike pohuan se janë angazhuar që Kosova të anëtarësohet këtë vit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Edhe Qeveria edhe ne si Komision për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike jemi angazhuar në këtë drejtim që Kosova të anëtarësohet në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Këto vite ka qenë pak e vështirë qe Kosova të anëtarësohet për shkak të kushteve që ishin vendosur. Por besoj që këtë vit me ndihmën e vendeve mike Kosova ka gjasa të arrijë të anëtarësohet në organizata”, tha zëvendëskryetarja e parë e këtij Komisioni, Time Kadrijaj për Telegrafin.

Në anën tjetër, deputetja e opozitës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu u shpreh pesimiste rreth asaj që Kosova të mund të anëtarësohet në ndonjë organizatë gjatë këtij viti.

“Është fatkeqësi që Kosova ka një ministër të Punëve të Jashtme sikur Behgjet Pacolli, i cili gjithë potencialin e Ministrisë e ka zhvendosur në shërbim të tij në bizneset e tij, individuale. Një ministër i tillë nuk e përfaqëson Kosovën por e fyen, dhe kjo nuk është lajm i mirë dhe do të na kushtojë shumë në aspektin e jashtëm. Nga një ministër i tillë nuk presim anëtarësim të Kosovës”, potencoi deputetja Haxhiu për Telegrafin.

Haxhiu tha se ministri Behgjet Pacolli është dashtë të jap dorëheqje pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol në vitin e kaluar, por sipas saj, ai ka vazhduar ma avazin e vjetër dhe skandalet e reja.

“Nga një ministër i tillë Kosova nuk do të ketë progres por vetëm regres”, tha mes tjerash ajo.

Theksojmë se Këshilli i Evropës është një prej organizatave më të rëndësishme në Evropë dhe Kosova është i vetmi vend nga rajoni që nuk është pjesë e tij.

Kurse sa i përket INTERPOL-it, shteti i Kosovës ka nisur tentativat për anëtarësim që nga viti 2010.  Në vitin e kaluar më 20 nëntor, Kosova nuk kishte arritur të bëhet anëtar i INTERPOL-it,  pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.

Përveç Këshillit të Evropës dhe INTERPOL-it, janë edhe një numër i madh i organizatave që Kosova ende nuk është anëtarësuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori