Edhe punëtorët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan kanë filluar protestën në shenjë pakënaqësie me Ligjin për Page. Ata kërkojnë rritjen e koeficientit nga 1.85 në 2.20.

Ata kanë thënë se janë të pakënaqur me koeficientin që u është lënë punëtorëve korrektues.


Bujar Qadraku kryetar i Sindikatës së Punëtoreve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ka thënë për Telegrafin se protesta fillimisht është një orëshe.

"Protesta ka filluar në ora 8, kërkojmë ndryshim të koeficientit edhe barazim me Policinë e Kosovës sepse edhe ashtu kemi patur premtime nga Ministri si dhe grupi punues", tha ai.

Qadraku ka treguar se protesta e së hënës është paralajmërim për autoritetet për të marr masa, ndryshe ata do të vazhdojnë me masa të tjera sindikale.

Po ashtu të hënën kanë protestuar edhe punëtorët e Burgut të Sigurisë së Lartë.

51729510 1015249138661387 8017841752717131776 n

51775682 277093863216575 3638564167092273152 n 1

Ndryshe Ligji për Pagat është miratua më 3 shkurt nga Kuvendi i Kosovës por ka shfaqur shumë pakënaqësi tek disa kategori të të punësuarve. /Telegrafi/