LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse u premtuan, përmendoret shqiptare të “Shkupi 2014” nuk janë askund!

Edhe pse u premtuan, përmendoret shqiptare të “Shkupi 2014” nuk janë askund!

Edhe pse u premtuan dhe disa herë u përdorën si mjet nga qeveritarët për të dëshmuar se projekti “Shkupi 2014” nuk ishte vetëm me frymë maqedonase, përmendoret e shumëpritura shqiptare ende nuk janë askund.

Nga Komuna Qendër thonë se përmendore të personaliteteve shqiptare nuk kanë.


“Përmendore të personaliteteve shqiptare nuk kemi. E vërtetë që ne si komunë duhet të përpunojmë procedurën. Realizimi është në proces e sipër. Unë kam biseduar me disa faktorë nga pala tjetër dhe nga ‘Beton’ duhet të bëhet piedestal. Tani më kam deklaruar që nuk do të ndaloj këtë dhe me qëllim gjatë zgjedhjeve lokale vetëm përmendoret e personaliteteve shqiptare janë lënë, por unë në këto provokime nuk bie”, tha Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.

Gjithashtu për të njejtën gjë u kontaktua edhe paria shqiptare në pushtet, BDI, nga e cila po ashtu nuk morëm përgjigje se kur do të vendosen përmendoret e personaliteteve shqiptare të cilat u premtuan po nga kjo parti.

Përderisa përmendoret maqedonase dita ditës shtohen, kohë më parë këshilltari i BDI-së në Qytetin e Shkupit Qemal Musliu akuzoi kolegët e tij të PDSH-së, se vendimi i tyre për të braktisur seancën është arsyeja e miratimit të vendimit për vendosjen e këtyre 5 përmendoreve të tjera maqedonase në qendër të Shkupit.

Ndërkohë këshilltari i PDSH-së Idriz Orana thotë se ata ishin kundër rendit të ditës ku ishte vendosur pika për përmendoret, ndërsa akuzuan BDI-në, se ishte ajo që e votoi në bashkëpunim me VMRO DPMNE-në rendin e ditës.

Ndryshe, në vitin 2011 u premtua se në qendër të Shkupit do të vendosen tre përmendoret shqiptare, ajo e Josif Bagerit, Nexhat Agollit dhe Pjetër Bogdanit.

Kurse çmimi i projektit “Shkupi 2014” në Shkup ka shkuar në mbi 560 milionë euro, thuhet pas një hulumtimi të kryer nga BIRN, me ç’rast Qeveria paraprakisht kishte informuar se projekti do të kushtonte 80 milionë euro, por ai tejkaloi çdo parashikim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori