LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse është prodhuar në masa të rrepta të sigurisë, filmohet në rrugët e Moskës limuzina me të cilën do të shëtitet Putin (Video)

Edhe pse është prodhuar në masa të rrepta të sigurisë, filmohet në rrugët e Moskës limuzina me të cilën do të shëtitet Putin (Video)

Versioni i avancuar i limuzinës misterioze nga projekti “Kortezh” është filmuar në rrugët e Moskës.

Vetura e dedikuar për presidentin rus dhe funksionarët e lartë shtetëror, në video shihet e kamufluar me qëllim që të ruaj elementet kyçe sa më larg syrit të qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë me katër dyer, po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe bëri një kthesë të madhe në poligonin NAMI në periferi të Moskës.


Edhe pse është përfolur shumë për versionin e ri të kësaj veture që është pjesë e projektit “Kortezh”, ajo për herë të parë është filmuar këto ditë, pasi deri më sot është mbajtur sekret nga shteti. /Telegrafi/