Nga janari i viti 2018, të gjithë qytetarët e Maqedonisë, përveç obligimit të paraqitjes se tatimit personal brenda një viti kalendarik, do të detyrohen të paraqesin edhe paratë që qytetarët i pranojnë si transferta private përmes shërbimeve të shpejta, siç janë “Western Union” apo “Money Gram”, shkruan gazeta KOHA.
Ministria e Financave paralajmëron se së shpejti do të jetë gati Propozim ligji që ka për qëllim t’i detyron dhënësit e shërbimeve të transfertave të shpejta si dhe agjentët tjerë, t’i paraqesin të gjitha transferuat, të cilat qytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë Maqedonisë, ua dërgojnë familjarëve të tyre dhe të njëjta t’i paraqesin në Drejtorinë për të Hyra Publike (DHP).
“Drejtoria për të hyra publike nuk disponon më të dhëna të sakta për tarnsfertat e qytetarëve përmes shërbimeve të shpejta të parave nga subjektet që deri më sot kanë ofruar kësi lloj shërbimesh dhe nuk kanë qenë të detyruar të dorëzojnë të dhënat për transaksionet e kryera të parave deri të Drejtoria për të Hyra Publike”, thuhet në ueb faqen e Regjistrit të Vetëm Nacional Elektronik të Republikës se Maqedonisë (ENER). Nëse ky Propozim ligj miratohet para përfundimit të këtij viti, atëherë sipas ENER, subjektet dhe agjentët privat që do të kryejnë shërbime të shpejta të parave të emigrantëve që u dërgojnë familjarëve te tyre, nga janari i viti të ardhshëm do të detyrohen për çdo muaj të dorëzojnë raporte financiare për të gjitha transakcionet individuale për transferim parash. Përveç që duhet t’i dorëzojnë Bankës Popullore të Maqedonisë, këtë duhet ta bëjnë edhe në DHP, e cila në këtë mënyre do të disponon me të gjitha të dhënat e parave të transferuar nga mërgimtarët drejt familjeve të tyre në Maqedoni.
Sjellja e këtij Ligji, për ekspertin ekonomik, Marjan Petrseki, është shumë i rëndësishëm për shkak të dërgesave të mëdha që emigrantët i dërgojnë familjarëve tyre në Maqedoni. Vlerësimet e para janë se këto dërgesa në nivel vjetor kapin shifrën prej 10 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor. “Është e drejtë që shteti të ketë qasje të saktë se sa janë remitencat e qytetarëve që dërgohen drejt Maqedonisë. Mirëpo, çdo përpjekje që të tatimon apo të shfrytëzohen si të dhëna për të kontrolluar gjendjen financiare të familjeve që janë bartës të ndihmave sociale, mund të rezulton me uljen drastike të transfertave të këtilla dhe nga viti i ardhshëm këto para, në vend që të dërgohen përmes sistemeve fiskale legale, do të dërgohen përmes rrugëve tjera jo legale, për shembull, përmes linjave të autobusëve. Për momentin, të dhënat jo zyrtare janë se një pjesë e madhe e remitencave edhe ashtu dërgohen përmes kanaleve joformale. Prandaj, nëse fillon të zbatohet ky ligj, edhe pse në shikim të parë duket se mund të ketë efekte pozitive, duhet të kihet kujdes, sepse efektet negative mund të jenë më të mëdha se efektet pozitive”, thotë Marjan Petreski, profesor universitar në Kolegjin Amerikan në Shkup.
Nga “Western Union”, agjencisë për transferta të shpejtë të pareve, thonë se me këtë ligj preken shtresat e varfra dhe sidomos shqiptarët. “Cilën popullatë më së shumti do të prek ky ligj, kuptohet xhepin e popullatës shqiptare, sepse dërgues më të mëdhenj të remitencave janë mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Nëse qeveria e mëparshme bëri çmos që të largon të rinjtë shqiptarë jashtë shtetit, duke mos u ofruar atyre një vend pune, tani kjo qeveri, më masa antipopullore, dëshiron përmes këtij ligji t’ua merr parat të rinjve shqiptarë që punojnë jashtë shtetit dhe të cilët një pjesë të fitimit ua dërgojnë familjarëve të tyre”, thotë Marku.
Sipas tyre, aspak nuk mban arsyetimi se më këtë ligj shteti dëshiron të vendosë rend sa i përket dërgesave të mërgimtarëve përmes tarnsfertave të shpejta, sepse asnjë shtet në botë nuk ka ligj të këtillë. “Përmes këtij ligji Qeveria aktuale dëshiron të ketë kontroll të plotë të parave të shqiptarëve si dhe agjencitë që kryejnë shërbime të shpejta për dërgimin e parave familjarëve të tyre. Qëllimi i vetëm është të tatimohen edhe këto para të shqiptareve të fituara jashtë vendit dhe më këtë të mbush sa ma shumë arkën shtetërore. Ky ligj do të ketë efekte negativ, sepse mërgimtarët shqiptarë në të ardhmen do të dërgojnë më pak para përmes sistemeve legale financiare dhe se do të gjejnë një rrugë tjetër ilegale që do t’i dërgojnë para familjarëve të tyre” thonë nga “Western Union”. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Bastisje dhe ekspertizë mjeko-ligjore në telefonin të ish-zv. drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi