LAJMI I FUNDIT:

Edhe pak ditë kanë mbetur – bëhu pjesë e ekipës së Al Trade Market!

Edhe pak ditë kanë mbetur – bëhu pjesë e ekipës së Al Trade Market!

Al Trade shquhet si lider në fushën e ndërtimit por duke mos lënë anash as kontribut dhënien në sfera të ndryshme si në arsim, kulturë, sport etj.

Al Trade po vazhdon duke zgjeruar kapacitetet e saja duke hapur pikën më të re të Al Trade Market.

Al Trade Market është market që ushtron veprimtarinë e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, higjienike, tekstilit, materialeve sanitare dhe shtëpiake.

Pika më e re e Al Trade Market do të jetë në Fushë Kosovë dhe hap konkurs për 40 vende të reja pune:

1 – Arkatar/e (tetë vende të lira pune)
2 – Shitës/e në sektor ( njëzetë vende të reja pune);
3 – Pranues/e malli (dy vende të reja pune);
4 – Depoist ( dy vende të reja pune)
5 – Kamerier/e ( dy vende të reja pune);
6 – Shankist/e ( dy vende të reja pune);
7 – Pastrues/e – Mirëmbajtës/e ( dy vende të reja pune);
8 – Monitorim Sigurie (dy vende të reja pune)

Nxitoni, aplikoni sepse vetëm edhe pak ditë kanë mbetur.

Kandidatët e përzgjedhur për këto pozita do të kenë mundësi që paraprakisht bashkë me stafin e Al Trade Market, që janë përgjegjës të këtyre sektorëve, të trajnohen dhe të njoftohen profesionalisht për punën që do të kryejnë, para së të bëhen pjesë e stafit të rregullt të kompanisë.

Të gjithë kandidatët të cilët i përmbushin kushtet, dhe besojnë së janë kompetentë për kryerjen e këtyre punëve kërkohen që të aplikojnë.

Për të  gjitha pozitat është e domosdoshme të keni përvojë pune;

Dërgoni CV dhe dokumentet e juaja në info@altradecenter.com, ose tek ne drejtpërdrejt – Adresa jonë: Rr, Nënë Tereza, Magjistralja Prishtinë- Fushë Kosovë;

Për informata shtesë na kontaktoni në numrin e telefonit: 0800 77 770 (pa pagesë);

Ju lutem që ta cekni titullin e pozitës për të cilën po aplikoni tek ’’Subject ’’, shembull: Arkatar/e (tetë vende të lira pune), Depoist ( dy vende të reja pune).

Informatat e juaja do të ruhen me konfidencialitet të plotë;

Vetëm Kandidatët potencial do të ftohen në intervistë.
Konkursi do jetë i hapur nga data: 01 prill 2022, deri më 21 prill 2022, në ora 16:00.

Artikull i sponzorizuar