Numrat e telefonit të përdorur nga dy princeshat e Dubait thuhet se janë gjetur si pjesë e një hetimi në spiunimet e telefonave të njohur përmes programit Pegasus.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Princeshën Latifa që është vajza e sundimtarit të Dubait, dhe Princesha Haya Bint al-Hussain që është ish-gruaja e tij.
Në mes të shkurtit, BBC Panorama transmetoi një video sekrete nga Princesha Latifa në të cilën ajo tha se po mbahej si peng dhe kishte frikë për jetën e saj.
Ndërkohë Princesha Haya iku nga Dubai në vitin 2019 duke thënë se kishte frikë për jetën e saj.
Sidoqoftë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mohuar të dy pretendimet e grave, shkruan BBC.
Dhe numrat e tyre, vë në pah ky medium, janë me sa duket në një listë me rreth 50,000 numrash telefoni të njerëzve që besohet se janë me interes për klientët e firmës me bazë në Izrael, NSO Group.
Lista u zbulua nga mediat kryesore ndërkohë që zbulimi i numrave të telefonit të princeshave në listë – dhe atyre të disa të njohurve – ka ngritur pikëpyetje nëse ata mund të kishin qenë shënjestra e mundshme e një klienti qeveritar të grupit.
Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International ka lëshuar një deklaratë duke pretenduar se gjetja implikon NSO Group “në katalogun e shkeljeve të të drejtave të njeriut” shkaktuar dy grave.
Andaj kjo organizatë ka bërë thirrje për rregullim për të kontrolluar “një industri të mbikëqyrjes së pakontrolluar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker