Qendra kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës (QKRMT) ka dalë me një deklaratë për media, më saktësisht me një raport nga vizita monitoruese pas rastit të vdekjes së Astrit Deharit.
QKRMT ka gjetur se rasti i Astrit Deharit është evidentuar si tentim vetëvrasje, ndërsa në përshkrimin e rastit është evidentuar se është gjetur me puls dhe frymëmarrje normale.
Lexoni të plotë deklaratën e QKRMT-së:
“Në kuadër të mandatit për monitorimin e vendeve të ndalimit, pas rastit të vdekjes së Astrit Deharit me 05.11.2016, i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ekipi monitorues në përbërje të dy juristëve dhe dy mjekëve të Qendrës kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës më 10.11.2016 ka vizituar Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Në kuadër të metodologjisë monitoruese, ekipi monitorues ka takuar dhe intervistuar drejtorin e kësaj qendre, stafin civil dhe atë shëndetësor, disa nga të paraburgosurit, si dhe ka konsultuar regjistrat përkatës rreth rastit.
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe respektimit të parimit të konfidencialitetit, të dhënat nga vizita monitoruese nuk janë bërë publike, por të njëjta janë përpiluar në raporte të veçanta zyrtare të cilat u janë dërguar institucioneve dhe mekanizmave përkatëse kompetente për hetimin e rastit, duke përfshirë: Prokurorinë Themelore në Prizren, përfaqësuesin ligjor të familjes Dehari dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Meqenëse disa nga të dhënat e këtij raporti kanë qarkulluar në opinion apo janë bërë publike, për hir të korrektësisë dhe informimit të drejtë ndaj opinionit, QKRMT ju njofton se në raportin dërguar Prokurorisë janë përfshirë edhe të dhënat si në vijim.
Në evidencat zyrtare të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, QKRMT ka gjetur se rasti i Astrit Deharit është evidentuar si tentim vetëvrasje. Ndërsa në përshkrimin e rastit është evidentuar se është gjetur me puls dhe frymëmarrje normale. Po ashtu, në këto evidenca është regjistruar se mjekët e ndihmës emergjente gjatë ndihmës së parë i kanë bërë aspirimin pasi kanë dyshuar se i ndjeri Astrit Dehari “ka pirë diçka”. Këto të dhëna janë evidentuar në dy regjistra zyrtarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Duke marrë për bazë raportin preliminar të autopsisë se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia, QKRMT ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prizren që në hetime të përfshihet edhe procesi i ofrimit të ndihmës së parë, për shkak të tri rrethanave të ndryshme që e kanë përcjellë rastin, si:
- evidentimi zyrtar se kishte puls dhe frymëmarrje normale, evidentuar nga infermierja kujdestare e qendrës së paraburgimit, e cila është personi i parë shëndetësorë që e ka parë;
- evidentimi zyrtar se nga mjekët e urgjencës iu është bërë aspirimi për shkak se kanë dyshuar se “ka pirë diçka”, evidentuar nga infermierja kujdestare e qendrës së paraburgimit;
- sipas raportit të autopsisë, shkaktari i vdekjes ka qenë asfiksia.
QKRMT, duke respektuar fazën e hetimeve dhe ndjeshmërinë e çfarëdo informacioni të ndërlidhur, ka paraqitur këto shqetësime dhe ka kërkuar që të konsultohen ekspertë të pavarur për të konstatuar se a është dhënë ndihma e duhur mjekësore nga momenti i parë deri në konstatimin e vdekjes. Në raportin zyrtar të QKRMT-së dërguar institucioneve kompetente, është kërkuar që të hetohen edhe çështje të tjera procedurale lidhur me rastin, për të cilat QKRMT shpreson se do të merren në konsideratë nga organet përkatëse”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarin në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite