LAJMI I FUNDIT:

Edhe një kadet nga Kosova i bashkohet Akademisë Ushtarake West Point në SHBA

Edhe një kadet nga Kosova i bashkohet Akademisë Ushtarake West Point në SHBA

Andrin Vuthaj kadet në Forcën e Sigurisë së Kosovës, është përzgjedhur për të qenë pjesë e Akademisë Ushtarake West Point në SHBA.

Për përzgjedhjen e tij ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.


“Forca e Sigurisë së Kosovës uron kadetin Andrin Vuthaj për përzgjedhjen e tij në Akademinë Ushtarake West Point klasa 2024.Kjo është edhe një histori tjetër suksesi në FSK, duke theksuar edhe një herë bashkëpunimin e madh që ka FSK-ja me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne i dëshirojmë kadetit tonë gjitha të mirat dhe suksese në ketë sfidë të re në Akademitë më prestigjioze në botë. Gjithashtu Andrinit i dëshirojmë të bëhet oficer i suksesshëm dhe me të ardhme të ndritur si pjesëtarë i FSK-së “, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim shprehet edhe një falënderim i veçantë për Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive të FSK-së. /Telegrafi/