LAJMI I FUNDIT:

Edhe një ish-komandant i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale në Hagë, por thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës

Edhe një ish-komandant i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale në Hagë, por thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës

Remzi Shala nga Suhareka, ish-komandant i UÇK-së  i njohur si “Komandant Molla e Kuqe”, ka shkruar se ka marrë ftese nga Gjykata Speciale për të shkuar në Hagë më 17 janar 2019, por thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës se kësaj gjykate.

Shala u ka bërë thirrje edhe ish-luftëtarëve të tjerë që mos të paraqiten në Gjykatë Speciale.


Shkrimi i tij pa ndërhyrje:

“Unë Komandant (Molla e Kuqe) i togut te njesis speciale te shtabit te pergjithshem te UÇK-së kam pranuar ftesë nga gjykata speciale per tu dorezuar ne hag, deklaroj para gjithe popullit se nuk do te dorzohem dhe nuk do ti pergjigjem kesaj ftese.

Ata qe ma prunen kete ftes u deklaruan se jan polic te euleksit ndersa un ju kunderpergjigja nuk e njoh kete gjykat un jam Shqipetarë dhe jam krenar per luften qe kam bere andaj u beje thirrje te gjithe shokve te si kur kemi dhen besen per Atedhe dhe per flamur ashtu te jemi te nje bese mos ta njohim kete gjykat dhe mos te dorzohemi he Hag me respekt Komandant Molla e Kuqe” (sic.), ka shkruar Shala, shkruan “Zëri.info”.

Lajmin  e ka konfirmuar avokati i Shalës, Natal Bullakaj.

“Klienti im është ftuar për t’u intervistuar më 17 janar. Me sa kemi  njohuri në cilësi të dëshmitarit”, ka thënë avokati Bullakaj, për Kallxo.com.

Ndryshe, Remzi Shala është duke u gjykuar për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e Haxhi Perteshit nga Duhla e Suharekës, i cili pak ditë më vonë ishte gjetur i vdekur.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori