LAJMI I FUNDIT:

Edhe një hap drejt realizimit të Qendrës Turistike “Borea”: Tri kompani ndërkombëtare hyjnë në garë për projektin gjigant

Edhe një hap drejt realizimit të Qendrës Turistike “Borea”: Tri kompani ndërkombëtare hyjnë në garë për projektin gjigant

Projekti i Qendrës Turistike “Borea” – e cila pritet të jetë njëra nga më të mëdhatë në rajon – ka shkuar edhe një hap para drejt realizimit.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës, Durim Sheremeti, ka theksuar për Telegrafin se projekti ka hyrë në fazën e dytë të realizimit, ku sipas tij, janë kualifikuar tri kompani – që kanë shprehur interesimin për projektin në fjalë.


“Tri kompani ndërkombëtare. Kompania franceze ‘Poma SAS’, kompania sllovene ‘GH Holding d.d’ dhe konsorciumi italiano – slloven ‘Leitner AG SPA & FILAV SA’, janë ato që i kanë dorëzuar dosjet e tyre”, ka theksuar ai.

Sheremeti ka thënë se pas 40 ditëve, nëse gjithçka shkon në rregull, presim që të zgjidhet kompania e cila do ta fitoj projektin për ndërtimin e Qendrës Turistike “Borea”.

“Deri ka fundi i muajit mars besoj se do të dihet emri i kompanisë fituese”, ka shtuar ai.

Ndryshe, “Borea” po konsiderohet si qendra më e madhe turistike në rajon, e cila do të ngre shtatë në qytetin perëndimor të Kosovës.

Kjo qendër është vetëm 900 metra larg qendrës së qytetit të Pejës, ndërsa pozita gjeografike e bënë atë njërën ndër qendrat më të mira në rajon, me ç’rast për 13 minuta mund të arrihet lartësia mbidetare prej 2400 metrash, si dhe me kapacitet shfrytëzimi për katër stinët e vitit.

Projekti do të kapë vlerën e investimit mbi 54 milionë euro, ku pritet që operatori privat të ofrojë shërbime të skijimit, hotelerisë dhe shërbime të turizmit në katër stinët e vitit. /Telegrafi/