LAJMI I FUNDIT:

Edhe një fytyrë bosh flet

Edhe një fytyrë bosh flet

Holta Heba

Shprehja e fytyrës në komunikim me të tjerët është një aspekt i komunikimit joverbal dhe një element që e ndihmon bashkëbiseduesin për të kuptuar gjendjen emocionale në të cilën ndodhemi. Një “po” e shoqëruar me buzëqeshje është e barasvlershme me një “po” të pranueshme dhe të gëzueshme. Një “po” e thënë me vetulla te ngrysura është një përgjigje e dyshimtë dhe aspak e lumtur. Shprehjet e fytyrës ndihmojnë shpesh për të treguar më shumë vërtetësi në mesazhet që përcjellim, si dhe përcjellin më tepër informacion se sa mund të përcjellë komunikimi verbal.


Kodet joverbale në komunikim bëhen edhe më të kapshme nga bashkëbiseduesi, i cili është më i prirur të besojë mënyrën e të thënit të mesazhit se sa vetë mesazhin. Një “patjetër” e shoqëruar me mimikë të buzëqeshur tregon se individi është totalisht dakord dhe i prirur për ta kryer gjënë. Një “patjetër” me gjysmë buzëqeshje dhe sy përmbysur nuk transmeton gjë tjetër vetëm se një realizim të gjësë me konotacionin “po e bëj se nuk kam ç’të bëj tjetër”.

Fytyra nuk është gjë tjetër veçse një transmetues i gjykimeve si dhe zbulues i interesit ose jointeresit që kemi ndaj çështjes apo rrethit shoqëror me të cilin po komunikojmë. Ç’ke? -pyet mikesha. -Pse je turivarur? -Asgjë. -I thua ti. Ama nga ana tjetër sy, vetull e buzë janë bërë thuajse një masë e vetme nga ngrysja e inati. Shohim dikë që është veshur shëmtuar dhe shprehja e fytyrës bëhet gjykuese qoftë edhe në distancë. Të gjithë e kemi provuar atë ndjesinë kur dikush që flet për një temë pa interes për ne dhe ne kemi reaguar me një shprehje të fytyrës gati ironizuese.

Fytyra është një tregues i shkallës së kontrollit që kemi mbi dukjen te të tjerët, Çdokujt mund t’i ketë ndodhur që teksa ecën trotuareve të qytetit, e gjen veten të ngrysur në reflektimin e vitrinave të dyqaneve dhe ndërkohë ka marrë vetëkontroll për të hapur vetullat e ngrysura që ndoshta kishin marrë pozicion të tillë nga një gjendje e rënduar emocionale. E pse duhet të kuptojnë të tjerët gjendjen shpirtërore të rënduar timen teksa eci rrugëve të qytetit tim? Ç’i duhen botës hallet e mia? Dhe menjëherë “vetvetja” e krijuar nga unë për të komunikuar me të tjerët, përmblidhet dhe vetullat rihapen për të treguar një gjendje shpirtërore të gëzueshme. Një lloj maske të tillë vendos edhe ai që del përpara një publiku të madh dhe përpiqet të mos tregojë inatin apo urrejtjen ndaj dikujt apo diçkaje dhe me një mimikë tashmë të kontrolluar transmeton të kundërtën e asaj që përjeton. Dhe kështu ne të gjithë ndrydhim emocionet duke stërshtrënguar muskujt e fytyrës të mirëstërvitur për të treguar një gjendje emocionale, të cilën do të donim që të gjithë ta lexonin si një gjendje entuziaste, tepër të kënaqshme dhe të pranueshme nga të gjithë.

Fytyra është një element kompetent për të shprehur me bindje atë mesazh që transmetohet. Atë që nuk e tregon si duhet fjalori i komunikimit verbal, e interpreton më së miri komunikimi joverbal. Tjetri duhet ta kuptojë kur duam dhe nuk duam të komunikojmë me të vetëm nga shprehja e fytyrës. Kur fytyra nuk tregon entuziazëm gjatë bisedës, do të thotë se nuk kemi dëshirë të komunikojmë. Ndoshta jemi të lodhur, të palumtur apo të inatosur, por pak rëndësi ka kjo. E rëndësishme është që mesazhi që transmeton fytyra është: Nuk kam dëshirë të flas e të dëgjoj. E kush më mirë se shprehja e fytyrës mund ta transmetojë plot kompetencë mesazhin e mosdëshirës për të komunikuar.

Kot nuk thonë: “Një shikim sa për një mijë fjalë”. Përpiqu sa të duash të mos tregosh se ndjen neveri apo dashuri për dikë, fytyra të tradhton. Sa më i madh të jetë inati, zemërimi, neveria, dashuria apo kënaqësia, aq më shumë vihen në punë muskujt e fytyrës për të shprehur më shumë emocion apo për të mos tradhtuar ndjesinë e vërtetë. Këto dy elementet e fundit janë në varësi të atij që kemi përballë.

Atë që nuk kuptojmë ose nuk e realizojmë dot nga fjalët, e kuptojmë dhe e realizojmë lehtësisht nga shprehjet e fytyrës.

Fjala e transmeton mesazhin, kurse fytyra e mbështjell atë me emocion, gjykim dhe vlerësim. Edhe një mesazh i vakët me një fjalë të vakët ka nevojë të interpretohet me një fytyrë qoftë edhe vakët. Askush nuk mund të flasë qoftë edhe bosh me një fytyrë bosh pa shprehur emocion.

Në trend

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori