Khloe Kardashian është fanse e madhe e ‘selfieve’ në palestër dhe kjo ndoshta është arsyeja që 31-vjeçarja bën tualet përpara çdo seance.

“Nuk ke pse dukesh si ‘llom’ kur bën palestër. Unë blej veshje të bukura për stërvitje dhe zbukurohem, pasi kur ndihem e bukur, kam edhe më shumë motivim për të bërë edhe më shumë ushtrime”, ka thënë ajo në një intervistë për revistën Shape, transmeton TCH.


Madje, Khloe vë edhe bizhuteri kur stërvitet, edhe pse nuk rekomandohen aspak.

“Njerëzit qeshin me mua që shkoj në palestër me vathë e byzylykë, por pse jo. Më bëjnë të ndihem e veshur më bukur”, ka shpjeguar motra e Kim.

khloe2

khloe6

khloe3

khloe4

khloe8

khloe9

khloe9a

khloe10

khloe1