LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Maqedoni shpallet konkurs fotografie për ”Brezin e gjelbërt ballkanik”

Edhe në Maqedoni shpallet konkurs fotografie për ”Brezin e gjelbërt ballkanik”

Shoqata Ekologjike e Maqedonisë në bashkëpunim me EuroNature nga Gjermania kanë shpallur konkurs fotografik me temë ”Brezi i gjelbërt ballkanik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Maqedoni, brezi i gjelbërt i përfshinë kufijt me Bullgarinë, Greqinë dhe Shqipërinë. Konkursi ka tre kategori të ndryshme, ”të rinj nën moshën 18 vjeçare”, ”amatorë” dhe ”profesionistë”.


Fotografitë duhet të kenë emrin dhe mbiemrin e fotografit, vendin e shkrepjes, datën dhe në cilën kategori konkuron. Një konkurues mund të dërgojë deri tre fotografi në e-mail adresën mkgreenbelt@mes.org.mk deri më 15 korrik të këtij viti. Fotografitë fituese do të publikohen në shtator./Telegrafi/