LAJMI I FUNDIT:

Edhe mbrëmë u protestua në Shkup

Edhe mbrëmë u protestua në Shkup

Megjithëse ishin paralajmëruar se protesta nuk do të ketë gjatë ditëve të festës, sërish një grup simbolik qytetarësh, mbrëmë kanë protestuar përsëri para Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata u mblodhën pikërisht në ora 18 dhe paqësisht e shprehën revoltën e tyre kundër vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime. Ndryshe, organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave pas ditës së hënë./Telegrafi/