eksperti ad

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar ditën e dytë më të lartë të rasteve të reja me COVID-19, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Sipas kësaj të fundit, 83679 persona të tjerë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në SHBA, raporton CNN.


Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se sezoni i vjeshtës do të sillte një ringjallje të rasteve - dhe meqenëse SHBA kurrë nuk e uli numrin e rasteve ditore sa duhet, ata thonë se numrat do të përkeqësohen.

Kujtojmë se gjatë të premtes u regjistrua numër rekord të të prekurve me virus, përkatësisht 83.718.

Ndryshe, Amerika ka pothuajse 8.6 milionë pacientë dhe 224,995 njerëz kanë vdekur. /Telegrafi/