LAJMI I FUNDIT:

Lajçak thotë se ndalimi i dinarit mund të ndikojë tek komuniteti serb në Kosovë

Lajçak thotë se ndalimi i dinarit mund të ndikojë tek komuniteti serb në Kosovë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evrpian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për Operacione me Para të Gatshme, e cila parash që euro është valuta e vetme që përdoret në Kosovë.

Sipas tij, kjo ndikon tek komuniteti serb që jeton në Kosovë.


Lajçak ka shkruar në Facebook se këtë javë ai dhe ekipi i tij janë të fokusuar nga afër në dinamikën aktuale të procesit të normalizimit të mardhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka përmendur edhe vizitën e javës së kaluar në Serbi dhe Kosovë, ku kanë diskutuar për gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm në dialog me partnerët e mi.

Zhurma për dinarin serb, Kurti ua sqaron diplomatëve të huaj në Kosovë, esencën e rregullores së BQK-së
Lexo po ashtu Zhurma për dinarin serb, Kurti ua sqaron diplomatëve të huaj në Kosovë, esencën e rregullores së BQK-së

“Duke filluar nga Beogradi, u takova me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq. Në vazhdim të udhëtimit tim në Kosovë, u takova me Presidenten Vjosa Osmani për ta informuar për Dialogun, si dhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi. Natyrisht, kemi diskutuar për Dialogun dhe kemi folur edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE-Kosovë. Duke reflektuar mbi udhëtimin, bisedat e thella me liderët dhe kryenegociatorët nga të dyja palët ishin në kohë dhe të rëndësishme, duke na lejuar të shprehim pritshmëritë tona për muajt e ardhshëm dhe të diskutojmë se për çfarë do të punojmë”.

“Kjo javë fillon me një shënim të ngarkuar për mua pasi unë dhe ekipi im po ndjekim vizitën time, duke u fokusuar nga afër në dinamikën aktuale të procesit të Normalizimit. Në këtë kontekst, unë po ndjek gjithashtu nga afër zhvillimet në lidhje me Rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e parave të gatshme, veçanërisht duke ndikuar tek komuniteti serb që jeton në Kosovë”, u shpreh ai.

Lajçak ka njoftuar se këtë javë do të udhëtojë edhe në Firence, ku ligjëron si profesor me kohë të pjesshme në Institutin Universitar Europian për aspekte të ndryshme të Ballkanit Perëndimor.