LAJMI I FUNDIT:

Edhe Kroacia mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Edhe Kroacia mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kroacia ka mbështetur Kosovën për t’u pranuar në Këshillin e Evropës.

Domagoj Hajdukoviq, i cili është përfaqësuesi i Kroacisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka thënë se Kosova është gati për anëtarësim në strukturat evropiane.

Ai i ka bërë thirrje që edhe Këshillit të Minisrave të çojnë përpara këtë proces.

Po ashtu theksoi se me pranimin e Kosovës në këtë mekanizëm, përfitojnë të gjithë.

“Inkurajoj kolegët që ta mbështesin aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës, i bëj thirrje Këshillit të Ministrave që ta vënë këtë vendim në asamblenë tonë kështu që të vazhdojmë me pranimin e Kosovës. Mendoj se të gjithë, jo vetëm kosovarët, por të gjithë do të përfitojnë nga një anëtar i ri. Mendoj se Kosova është gati dhe ne jemi gati për Kosovën”, ka deklaruar ai.

Edhe Britania e Madhe ka mbështetur këtë proces. John Howel, iniciues i debatit, tha se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të mbahet peng i përparimit të dialogut me Serbinë.

Pos Britanisë edhe disa shtete të tjera kanë shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovës në këtë mekanizëm të rëndësishëm ndërkombëtar./

Ndryshe, deri me tani  Kosova ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Kosova nuk është ende anëtare e Bashkimit Evropian, as e Organizatës Botërore të Tregtisë, as e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e të tjera.

Serbia ka qenë e angazhuar në fushatë për pengimin e Kosovës, së bashku me mbështetësen e saj kryesore në arenën ndërkombëtare, Rusinë. Telegrafi/