0Shares

Më kujtohet si sot kur para 20 vjetëve babai im Jaku më fliste për luftën e Spanjës me theks të veçantë tek Asim Vokshi e Xhemajl Kada.

Ambiciet për pushtet, tokë dhe influencë ka shtyrë gjithmonë njerëzit që të fillojnë luftëra dhe konflikte ndoshta edhe të panevojshme. Njësoi ka ndodhur edhe më Luftën Civile në Spanjë (17 korrik 1936 – 1 prill 1939). Lufta filloi kur gjeneralë të armatës spanjolle tentuan të bëjnë grushtet; coup d’etat në qeverinë e dytë të Republikës II Spanjolle që udhëhiqej nga presidenti Manuel Azaña. Ky grushtet u përkrah nga konservativët e Federatës Autonome të së Djathtës Spanjolle, nga monarkistë të njohur si grupi Carlist (Karlist) dhe Falanga Fashiste e Spanjës. Gjatë luftës, popullata shumicë iu bashkua Republikës Spanjolle të udhëhequr nga presidenti Azaña. Gjatë kësaj lufte u vranë dhe u masakruan nga forcat ushtarake një numër i madh i vullnetarëve dhe popullatës spanjolle. Në krye të shtetit erdhi diktatori i njohur; Gjenarali Franco (Gjen. Francisco Fanco). Që atëherë njihet si regjimi i Frankos, (Dolores 1976 – They Shell Not Pass: The Autobiography of La Pasionaria). Në këtë luftë ai u ndihmua nga Italia Fashiste dhe Gjermania Naziste. Ndërsa, në anën e Republikanëve doli në atë fillim populli spanjoll dhe vullnetarët nga e gjithë bota.

Lufta e vullnetarëve tanë

Republikanët fituan përkrahjen e vullnetarëve nga e gjithë bota – përfshirë edhe nga Kosova dhe Shqipëria dhe treva te tjera të banuara me shqiptarë. Nga Kosova ishin: 1. Asim Vokshi, 2. Shaban Basha, 3. Xhemajl Kada dhe 4. Emrush Myftari. Ndërsa nga Shqipëria dhe trevat e tjera të banuara me shqiptarë ishin: 1. Daut Muço Podgorani, 2. Emin Agolli, 3. Ruzhdi Emini, 4. Fehmi Muço, 5. Faik Dardha, 7. Hamdi Zagari – Kolonja, 7. Hulusi Spahiu, 8. Ibrahim Kurani, 9. Iljas Pashaj, 10. Justina Shkupi, 11. Kosta Dhimitri, 12. Kosta Kollumbi, 13. Mane Nishova, 14. Mehmet Shehu, 15. Musa Fratari, 16. Nevruz (Feim) Zagari, 17. Petro Marko, 18. Qamil Sherifi, 19. Ramiz Varvarica, 20. Sabri Lumani, 21. Skënder Luarasi, 22. Stevens Thanasi (Thanas Janketa), 23. Stefan Duni, 24. Teni Konomi, 25. Thoma Rushano (Tom Russiano), 26. Thimio Gogozoto, 27. Urfi Agolli, 28. Veli Dedi, 29. Xhafer Miraku, 30. Xhelal Bajrami –Çami, 31. Omer Puka, 32. Zef Hoti, 33. Zef Prela, 34. Zihni Murati, 35. George Raisis, dhe 36. Niko Plaku dhe të tjerë që ndoshta i mungojnë kësaj liste. Që të gjithë me origjinë shqiptare që besonin në liri dhe demokraci dhe në vlerat e lirisë. Disa thonë se ishin komunistë, por shume fakte tregojnë ndryshe – por për këtë në një shkrim tjetër.

Asim Vokshi, Xhemajl Kada, Shaban Basha dhe Emrush Myftari katër heronjtë e mëdhenj të Luftës Civile Spanjolle me prejardhje nga Kosova (Rugova, Peja dhe Gjakova) njihen edhe në këngën shqiptare e në veçanti në këngët popullore dhe patriotike. Xhemajl Kada me prejardhje nga Peja, ku edhe sot shkolla më e madhe fillore e këtij qyteti e mbanë këtë emër “Xhemaj Kada”. Ende i gjallë është vëllai i tij Mahir Kada i cili tash sa vjet jeton në Prishtinë. Sipas Mahirit, Xhemajli ka shkuar ta ndihmonte Spanjën, jo pse i ka takuar ndonjërit krah politik, por që ka besuar në lirinë dhe demokracinë e këtij vendi. Ai ka luftuar dhe ka vdekur atje për ta ndihmuar popullin spanjoll. “Çuditem që Spanja sot nuk po e njehë shtetin e Kosovës”, thotë ai.

Ndërsa, emrin “Shaban Basha” e mbanë një rrugë në Pejë në kujtimin e tij. I veçantë është rasti i Emrush Myftarit nga fshati Malaj të Rugovës. Ai i shpëtoi luftës së Spanjës, por kur u kthye u vra nga komunistët jugosllavë (serbët). Ky është edhe një fakt që vëllezërit dhe motrat tona shkuan në luftë për të mbrojtur vlerat demokratike dhe lirinë e popullit spanjoll, dhe asnjë qëllim tjetër.

Sipas Historisë së Luftës Spanjolle nga James Anderson (2003 – Spanish Civil Ëar: a History and Reference Guide), shpjegon për Brigadën Internacionale dhe më saktësisht për Batalionin Garibaldi, që udhëhiqej nga komandanti i saj Asim Vokshi – shqiptar nga Kosova. Asimi, shkollën fillore e kreu në Gjakovë. Ndërsa, të mesmen në Shkodër dhe nga Akademia Ushtarake Italiane në Medena del si nëntoger. Me aktivizimin në Brigadën Internacionale gradohet në toger dhe merr udhëheqjen e një kompanie. Ai tregoi shkathtësi udhëheqëse dhe luftarake ku më pas merr edhe udhëheqjen e komandës së Batalionit Garibaldi.

Asim Vokshi, një banor i Gjakovës (Kosovës) rrjedhë nga një familje patriotësh si Sylejman Vokshi (për ata që e kujtojnë Lidhjen e Prizrenit). “Ai shkoi në Spanjë për të ndihmuar kauzën e drejtë në luftën kundër Fashizmit dhe Nazizmit dhe kundër diktaturës”, thotë vëllai i tij Xhaferi.

Asimi së bashku me shqiptarët e tjerë shkoi si vullnetarë në Albacete, një qytet që kishte dalje në Detin Mesdhe e që është 258km në Jug të kryeqytetit Madrid. Brigada kishte vullnetarë nga 53 kombe të Botës dhe ishin rreth 32,000 veta pjesë e kësaj Brigade. Batalioni Garibaldi, me marrjen e komandës nga Asim Vokshi është njohur edhe si Brigada XII Ndërkombëtare.

Sipas Hugh Thomas (2003 – Spanish Civil Ëar) Brigada Internacionale në vetë mbërthente këto batalione:

1. Batalionin Garibaldi – me vullnetarë shqiptarë, italianë dhe spanjollë
2. Batalioni Andre Marty – me vullnetarë franko-belg
3. Batalioni Dabroëski – me vullnetarë polaks
4. Batalioni Thealmann – me vullnetarë gjermanë dhe austriakë
5. Batalioni Figlio – me vullnetarë spanjollë.
6. Batalioni Madrid – po ashtu me vullnetarë spanjollë, dhe
7. Batalioni Prieto – me vullnetarë të ndryshëm nga e gjithë bota.

Madje edhe shkrimtari i njohur George Orëesll (1938 – Homage to Catalonia) i përmendë luftëtarët shqiptarë si trima dhe të zotët e menaxhimit të luftës.

Asim Vokshi mori komandën e “Brigadës Garibaldi” me 7 nëntor 1936 i cili e udhëhoqi atë deri sa edhe vritet në vitin 1937. Trupi i tij u tretët në ujërat e Ebros. Një djalosh i edukuar në Itali, dha edhe jetë e tij për lirinë dhe demokracinë e shtetin spanjoll. Ai u lind në Gjakovë në vitin 1909. Asim Vokshi tash e ka vëllain Xhaferin ende gjallë që jeton kohë pas kohe në Gjakovë dhe në Tiranë.

Nën komandën e Asim Vokshit shërbyen Xhemjal Kada, Shaban Basha, Emrush Myftari nga Kosova dhe të gjithë vullnetarët tjerë nga trojet shqiptare.

Sot Spanja nuk na njeh!

Kryeministri aktual spanjoll, Jose Luis Rodrigues Zapatero dhe qeveria e tij i takojnë grupit Republikan të cilët kishin luftuar kundër regjimit të Frankos. Do të ishte nder që Qeveria spanjolle aktuale ta ruajë ndjenjën e miqësisë me Ne. Kurse, prezenca e KFOR-i spanjoll me aktivitetet paqebërëse ka krijuar bazën e mirë të miqësisë ndërmjet dy popujve – që paraqet vlera të njëjta demokratike. Duhet theksuar se partia e z. Zapatero ka qenë pjesë e qeverisë së atëhershme të presidentit Azaña gjatë Republikës së II të Spanjës – koha e luftës (17 korrik 1936 – 1 prill 1939); pra, në kohën kur miqësia ndërmjet popullit liridashës shqiptarë dhe atij spanjollë ka qenë e sinqertë.

Në Samitin e Sarajevës, Spanja si udhëheqëse e Bashkimit Evropian, e ka shansin edhe sot ta tregoj këtë miqësi?! Mbesim me shpresë të përhershme që kjo të forcohet dhe të avancohet. Spanja duhet ta njehë Kosovën! Unë kam bindjen se do ta njeh Pavarësinë tonë.

P.S. Por, për një veprim të saj i jemi gjithë jetën falënderues Spanjës; ajo e ka zbuluar Amerikën…

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)