Edhe 200 mjekë të Kosovës nesër do të udhëtojnë për në Kukës për të marr dozën e parë të vaksinës antiCOVID.
Këtë lajm e ka konfirmuar kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.
Ai ka thënë se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë me shëndet dhe se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përpos reaksioneve normale.
“Nesër për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantelbardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë. Nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përveç reaksioneve normale”, ka thënë Syla për KP.
Për shkak se Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë dozat e para të vaksinës, qeveria e Shqipërisë ka ofruar mbështetje.
Vaksinimi bëhet në Kukës për shkak se kompanitë që prodhojnë vaksinën nuk lejojnë që ajo të nxirret jashtë vendit të kontraktuar.
Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka filluar një program vaksinimi.
Kryeministri Edi Rama është zotuar se Shqipëria do të marrë përsipër vaksinimin e të gjithë mjekëve kosovarë, që janë rre 11 mijë në total.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur