Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka marrë vendim që afati për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje të vazhdohet për 12 muaj, pra deri më 04 shtator 2021 në mënyrë që qytetarëve t’iu mundësohet kohë shtesë për të dorëzuar aplikacionet për legalizim.
Duke parë situatën në terren, ky vendim ka ardhur si rezultat i nevojës për kohë shtesë për të arritur qëllimin e Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje dhe duke përfshirë këtu faktin se komunat vazhdojnë të punojnë me kapacitete të limituara për shkak të pandemisë, si dhe rrethanave tjera që kjo situatë ka shkaktuar në tërësi.
Në njoftimin për media thuhet se vendimin e plotë për vazhdimin e afatit për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje i nënshkruar nga ministri i MEA-së, Blerim Kuçi mund të gjendet në Gazetën Zyrtare, në këtë link: https://gzk.rks-gov.net/ActsByCategoryInst.aspx?Index=3&InstID=41&CatID=30
Programi i Qeverisë së Kosovës për trajtimin e ndërtimeve pa leje (programi i legalizimit) është një iniciativë e rëndësishme që pritet të prodhojë përfitime të prekshme për qytetarët e Kosovës, përfshirë këtu përmes sqarimit të të drejtave pronësore përmes regjistrimit në Kadastër dhe në Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme (RDPP) dhe duke e zhbllokuar kapitalin aktualisht të kyçur në ndërtimet pa leje, që do të mund të përdoret për të nxitur rritjen ekonomike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre