Eder flet pas fitores kundër Suedisë

Eder ka folur pas fitores në minutat e fundit të Italisë kundër Suedisë.
Golashënuesi i vetëm i këtij takimi, Eder ka thënë se në saje të strategjisë së trajnerit, Antonio Conte, italianët triumfuan.
''Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, ne e pamë këtë sot. Pjesa e dytë ishte më e mirë për ne, por rëndësi ka fitorja''.
''Antonio Conte na tregoi ne që të zgjeroheshim në fushë më shumë gjatë pushimit. Kjo fitore i'u takon të gjithëve'', u shpreh Eder.

Nga
Telegrafi
17/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































