Eden Hazard ka nisur negociatat për një rikthim në Angli, projektohet si lider i Newcastle

Eden Hazard ka filluar negociatat për t’u rikthyer në ishull, pasi Newcastle vazhdon të shpreh interes për të.
Pas lëndimeve të shumta që po i ndodhin te Real Madridi, duket se ka ardhur koha që Eden Hazard të kthehet në Angli ku la shumë gjurmë.
Edhe pse u përmend një rikthim i mundshëm te Chelsea, më afër për ta sjellë atë aktualisht në ishull duket Newcastle, që tashmë ka nisur negociatat me Real Madridin, shkruan Defensa Central, ueb faqe e afërt me klubin madrilen.
Në tre sezone te mbretërit, Hazard ka luajtur vetëm 65 ndeshje për shkak të lëndimeve të ndryshme, por Newcastle vlerëson se belgu mund të jetë lideri ideal i një projekti të ri që filloi së fundmi në “St. James Park”.
Ekipi më i madh në veri të Anglisë u ble nga një grup i pasur investitorësh sauditë, Fondi i Investimeve Publike, duke e bërë Newcastle ekipin më të pasur në botë.
Ka pasur disa përforcime gjatë dimrit, dhe trajneri i ri Eddie Howe tashmë e ka stabilizuar klubin dhe e ka larguar atë nga zona e rënies ku i gjeti.
Përgatitjet në “St. James Park” për sezonin e ardhshëm tashmë kanë filluar, kështu që ata e cilësojnë Hazard si një përforcim të mundshëm që duhet të drejtojë skuadrën në të ardhmen drejt sukseseve.
Siç qëndrojnë gjërat tani, Real Madridi është i prirur të shesë Hazard për shkak të pagës së lartë, por edhe sepse nuk mundi t’i përmbushte pritshmëritë. Nga ana tjetër, Newcastle është në kërkim të huazimit të tij.
Megjithatë, besohet se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje në mënyrë që Reali të heqë qafe 400 mijë funte (480 mijë euro) rrogë javore që merr lojtari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Do të shërbejë si nxitje për të thyer barriera”, Armand Duka zbulon gjithçka rreth organizimit të Euro 2027 me Serbinë

Revolucion total, Manchester United po përgatitet për largimin e gjashtë futbollistëve

Nga Muriqi te Rashica e Rrahmani, top shënuesit e Kombëtares së Kosovës

Wirtz refuzon kalimin te Man City, ka vendosur për një tjetër klub të madh evropian

Te Bayern Munichu në zi, ndërron jetë ish-lojtari i tyre

Kosova luan ndaj Islandës në "Fadil Vokrri" në play-off të Ligës së Kombeve

Një debutues nga minuta e parë, formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Islandës

Haaland blen supermakinën Bugatti Tourbillon me vlerë 4.6 milionë euro

Barcelona publikon pamje të reja nga Camp Nou dhe njofton se këtë sezon nuk do të luhen ndeshjet aty

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn