Ed Sheeran është shpallur artisti më i dëgjuar në radio, duke mposhtur kështu këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, teksa rrëmbeu vendin e parë në botë.

Krijuesi i hitit “Shape of You”, 30-vjeçar, krenohet për të arriturat, gjegjësisht 4.3 milionë dëgjime në vit në të gjithë globin, ndërkohë që ylli i “Levitating”, 26-vjeçe, merr vetëm 100 mijë më pak, 4.2 milionë.


Vendi i tretë i ka takuar artistit The Weeknd me tre milionë dëgjime, me Queen që ka zënë vendin e katërt me 2.9 milionë dhe Maroon 5 në vendin e pestë me 2.5 milionë, sipas Viberate.

Screenshot 6 1 Ed Sheeran (Foto: Instagram)

Kompania e analizës muzikore gjithashtu raportoi se muzika ‘rock’ ka pasur një ringjallje, duke u renditur si zhanri i dytë më i madh me 79.9 milionë dëgjime.

Megjithatë, muzika pop mbetet më e popullarizuar, me 141 milionë pas analizës së 24 mijë stacioneve radiofonike në 150 vende.

Justin Bieber në anën tjetër dominon tregun me më shumë ndjekës në Spotify, deri në 13.5 milionë.

Screenshot 7 1 Dua Lipa (Foto: Instagram)

Pavarësisht shifrave mahnitëse, Olivia Rodrigo e ka mposhtur atë si artistja më e dëgjuar nga 4.6 milionë, me 5.1 miliardë.

Screenshot 8 The Weeknd (Foto: Instagram)

Ed u konfirmua së fundmi si interpretues në “Brit Awards 2022”, që pritet të mbahet më 8 shkurt.

Ceremonia vjetore e çmimeve muzikore rikthehet në The O2 Arena të Londrës. /Telegrafi/

Screenshot 9 Ed Sheeran (Foto: Getty Images)