“Economist”: Refuzimi i Maqedonisë së Veriut për në BE do të ishte i ashpër
Të refuzohet Shkupi për fillim të negociatave për anëtarësim do të ishte brutal, vetëdështues dhe i gabueshëm, vlerëson magazina britanike me ndikim “Economist” në shkrimin “BE-ja duhet ta mbajë premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut”.
“Problemet e brendshme në BE nuk duhet ta tërheqin vëmendjen nga përparimi i jashtëzakonshëm i vendit, i cili prej shkurtit është riemëruar si Maqedonia e Veriut. Pas disa viteve pushtet autoritar, qeveria e re, e kryesuar nga Zoran Zaev, filloi me përballjen me korrupsionin dhe riformimin e gjyqësisë. Në rajonin e goditur nga trazira etnike, komuniteti maqedonas dhe ai shqiptar kanë marrëdhënie të mira. Dhe më me rëndësi nga gjithçka, vitin e kaluar Qeveria e Zaevit e nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, duke përfunduar një kontest absurd, por destabilizues rreth emrit të vendit me shtimin e një përcaktimi gjeografik”, shkruan “Economist”.
Përkujton se vendit i ishte premtuar se me përmbushjen e obligimeve do të mund t’i fillojë negociatat me BE-në dhe inkuadrimin në NATO, që i mundësoi kryeministrit Zaev ta shtyjë brenda Marrëveshjen e Prespës. Në qershor të vitit 2018 rekomandimi për fillim të negociatave ishte shtyrë për një vit. Por, tani është e mundur shtyrje e sërishme, ndërkaq një hap i tillë, jo vetëm që nuk është i drejtë, por i rrezikshëm, paralajmëron “Economist”.
Për t’i filluar negociatat për anëtarësim, është e domosdoshme që çdo vend kandidat nga BE-ja të japë pëlqimin. Deri më tani pengesë ishin Franca dhe Holanda. Por, tani, siç u zbut Makroni, u paraqit një pengesë tjetër – Gjermania. Qeverisë së Angela Merkelit i nevojitet domosdoshmërisht dritë e gjelbër nga Bundestagu për të miratuar fillim të negociatave, por deputetët nga CDU-ja e saj kundërshtojnë.
Ata pohojnë se u nevojitet më shumë kohë për debat. Kjo u shkon në dobi kundërshtarëve të zgjerimit. Disa madje kanë vërejtje për Shqipërinë për sistemin gjyqësor, por kandidaturat e të dy vendeve mund edhe të ndahen. Të tjerë, ndërkaq, dëshirojnë ta dëmtojnë Merkelin, por edhe autoriteti i saj po ulet, siç po shkon drejt përfundimit të karrierës politike.
“Economist” thekson se plani fillestar ishte për vendimin për negociata të vendoset në takimin e Këshillit të BE-së më 18 qershor. Por, kjo tani duket e pamundshme. Një samit i posaçëm i liderëve mund të thirret në korrik , në të cilin do të mund të kalonte vendimi për Maqedoninë e Veriut. Por, Bundestagu së shpejti do të fillojë me pushimin veror. Mundësi tjetër nuk do të paraqitet deri në tetor, ndërkaq deri atëherë mund të rrënjoset shprehia e shtyrjeve të vazhdueshme.
“Çdo ditë e humbur është e rrezikshme për qeverinë e Zaevit. Pasi që tashmë përjetoi një shtyrje, votuesit bëhen skeptikë. Opozita, ndërkaq, e cila akoma është e hidhëruar nga rrëzimi nga pushteti, do të përforcohet në shenjën e parë të mossuksesit. Krahas kësaj, deri në vjeshtë Greqia sipas të gjitha gjasave do të ketë qeveri të re djathtiste-centraliste e cila do të përballet me presion nga votuesit kundër Marrëveshjes së Prespës të vendosë veto për negociatat”.
“Plotësisht për BE-në, shkelja aq e vrazhdë e premtimit ndaj një shteti ballkanik do t’i përforcojë liderët dhe fuqitë në vendet e tjera, të cilat thonë se evropianëve nuk mund t’u besohet. Kjo do të hasë në miratim nga fuqitë e tjera të cilat nuhasin përreth, si Rusia, Kina dhe Turqia. Në kundërshtim me atë, hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut do t’i përforcojë reformuesit pro-evropianë në tërë Ballkanin”.
“Fillimi i negociatave nuk është garanci edhe për përfundimin e tyre me sukses, ndërsa shembull për atë është Turqia, e cila negociatat i filloi në vitin 2005. Inkuadrimi i Kroacisë zgjati tetë vite. BE-ja nuk duhet ta humbë besimin në armën e saj më të fuqishme për politikë të jashtme. Refuzimi i Maqedonisë së Veriut do të ishte brutal, vetëshkatërrues dhe i gabueshëm, përfundon “Economist”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë