Eco Guerilla: Tetovarët nuk kanë ujë të shëndetshëm për pije, komuna tallet
Lëvizja Eco Guerilla përmes një kumtese për media dënon deklaratën e zëdhënësit të Komunës së Tetovës, për cilësinë e ujit të pijshëm, i cili ditëve të fundit është bërë temë diskutimi tek tetovarët. Nga Eco Guerilla deklaratat e zëdhënësit e Komunës së Tetovës i vlerësojnë si joserioze dhe nënçmuese, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Edhe pse nuk është kompetent, zëdhënësi i Komunës së Tetovës dje i ka demantuar si të pavërteta këto ankesa të qytetarëve duke thënë se nuk ka asnjë problem me ujin edhe pse ankesat e qytetarëve i ka vërtetuar edhe Instituti për Shëndetësi Publike, si institucion i vetëm kompetent. Këtë deklaratë e vlerësojmë si skandaloze dhe arrogante dhe si tallje me dinjitetin e qytetarëve, për të fshehur faktin se në Tetovë qytetarëve po u mohohet e drejta kushtetuese për ujë të pijshëm. Ndërkaq Instituti për Shëndet Publik vlerëson që uji për pije në Tetovë “Ka shije të re, por nuk ka erë”. Sipas tyre uji nuk ndalohet për përdorim, por nuk rekomandohet të pihet”, thonë nga Eco Guerilla.
Nga kjo organizatë më tej shtojnë se këto deklarata kundërthënëse nga Komuna e Tetovës dhe nga Instituti për Shëndet Publik edhe më shumë hutojnë qytetarët e Tetovës.
“Kërkojmë edhe një herë nga Komuna e Tetovës në vend të fushatës parazgjedhore, prioritet të ketë shëndetin e qytetarëve. Ajo që pritet urgjentisht, janë sqarimet e verifikuara shkencërisht, për cilësinë e ujit dhe veprimet që duhet të ndjekin qytetarët e Tetovës”, theksojnë nga Eco Guerilla./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare