Eco Guerilla: Të hetohet Komuna e Tetovës për ndërtesat te “K.I.P. Jelak”
Shoqata qytetare “Eco Guerilla” ka reaguar në lidhje me informacionet e ditëve të fundit që kanë të bëjnë me shitjen e pronës së K.I.P. Shik-Jelak në Tetovë.
Ata thonë se ky akt i komunës bashkë me rrethanat e dyshimta nga përgjimet e dëgjuara nga biznesmeni kontravers serbo-malazez, përbëjnë bazë të mjaftueshme për ngritjen e hetimeve për këtë rast dhe ngrirjen e menjëhershme të të gjitha procedurave të metejshme në urbanizimin e bllokut urban 57A.
“Komuna e Tetovës në mënyrë jotransparente sjell vendime kontraverse për të ndryshuar kahjen e qytetit me plane të reja urbanistike, ku në mungesë të informacioneve spekulohet për një numër rreth 8,000 banorësh. Në mungesë të ujit të pijshëm, rrjetit të ujësjellësit, kanalizimeve, vendparkimeve, garazheve kolektive, bulevardeve, qarkoreve, vlerësojmë se qyteti i Tetovës është shumë larg me kapacitetet infrastrukturore për ndërtime kompleksesh rezidenciale e komerciale brenda qytetit”.
“Është e papranueshme që në hyrje të qytetit të ndërtohen 30 pallate të reja banimi, në një qytet kaotik në të gjitha aspektet, pa kushte elementare, ku mungojnë dukshëm parqet, hapësirat për rekreacion. Opinionit publik duhet ti sqarohet nëse janë bërë vlerësime për pasojat ekologjike dhe lëvizjes së ajrit nga këto ndërtime”, thuhet në njoftim.
Ata shtojnë se në memorjen kolektive të qytetarëve të Tetovës shumë mirë dihet që hapësira e Shik Jellakut kanë qenë varreza dhe pronë e vakëfit.
“Emrat e këshilltarëve që kanë votuar fshehurazi për këtë plan urbanistik do të mbahen mend për të keq në memorjen e qytetit. Pyesim se kush do të blejë banesa që ndërtohen në një vend ku ka pasur varreza dhe pronë të grabitur nga vakëfi? Metastaza e mafias urbane bashkë me partitë politike qeverisëse po arrin kulmin në qytetin tonë. Prokuroria duhet menjëherë të nisë hetime ndaj Komunës së Tetovës si dhe personave tjerë të kyçur në këtë pazar skandaloz me shumë dyshime dhe paqartësi për të gjithë ne. Kulturës së pandëshkueshmërisë duhet ti jepet fund përgjithmonë”, thuhet në njoftimin e “Eco Guerillas”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit