Nëse i keni lënë syzet tuaja në komodinë dhe në vend të kësaj keni zgjedhur lente, mund të jetë koha për t’u kthyer mbrapa.
Hulumtimet e reja gjetën dëshmi se mbajtja e syzeve mund t’ju bëjë më pak të rrezikuar të infektoheni me COVID-19.
Studimi ndërkombëtar i botuar në The Journal of Clinical and Diagnostic Research u krye në një spital coronavirusi në Kanpur Dehat, Indi. Studimi shikoi nëse syzet kishin ndonjë përfitim mbrojtës kundër COVID-19.
Gjithsej 304 pacientë midis 10 dhe 80 vjeç morën pjesë në studim, të gjithë ata vuanin nga simptomat e COVID-19. Nga të gjithë pacientët, 58 persona, ose 19 për qind e të gjithë pjesëmarrësve, mbanin rregullisht syze dhe nuk i hiqnin ato gjatë ditës ose për aktivitete në natyrë.
Përmes një numri llogaritjesh, ekipi gjithashtu përcaktoi se rreziku i marrjes së virusit ishte dy deri në tre herë më pak i mundshëm në mesin e njerëzve që mbanin syze. Arsyeja? “Prekja e fytyrës sonë është një zakon i shpeshtë dhe mesatarisht çdo person normal prek fytyrën e tij 23 herë dhe sytë e tij rreth tre herë në një orë”, shkruan autorët e studimit, duke iu referuar kërkimeve të mëparshme të vitit 2015 mbi higjienën e duarve. “Prekja dhe fërkimi i syve me duar të kontaminuara mund të jetë një rrugë e rëndësishme e infeksionit”.
Autorët e studimit vunë në dukje se vetëm 40 për qind e popullsisë së përgjithshme indiane mbajnë syze, gjë që e bëri të vështirë krahasimin e gjetjeve të studimit me të gjithë popullsinë e Indisë. Një problem tjetër u zbulua përmes demografisë së pacientit dhe zakoneve të higjienës. Vetëm 81 nga 304 pjesëmarrësit ishin femra, dhe studiuesit nuk ishin në gjendje të merrnin parasysh masat e tjera parandaluese që pacientët mund të kenë marrë ose jo, si mbajtja e maskave.
Këto ndryshore ngatërruese e bënë edhe më të vështirë zbatimin e gjetjeve për popullatën e përgjithshme. Ekipi gjithashtu pranoi se infektimi me COVID-19 përmes syve është jashtëzakonisht i rrallë, por që pikat në sy mund të përhapen lehtësisht në hundë ose gojë me prekje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi