LAJMI I FUNDIT:

E veshur me tesha kombëtare, Xhuli gatuan ushqime tradicionale për shqiptarët në një restorant në Zvicër

E veshur me tesha kombëtare, Xhuli gatuan ushqime tradicionale për shqiptarët në një restorant në Zvicër
Foto: Juliana Nura/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga udhëtimet, jeta e përditshme apo aktivitetet profesionale në fushën e sportit dhe biznesit.

Gjatë qëndrimit në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, Xhuli e kishte dëshmuar veten si një adhuruese e madhe e gatimeve tradicionale shqiptare.


Foto: Juliana Nura/Instagram

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihet duke gatuar ushqime tradicionale e veshur me rroba kombëtare në një restorant shqiptar në Zvicër.

Xhuli Nura: Do t'i futem ndoshta edhe politikës, dua që zëri im të dëgjohet dhe t'i përfaqësoj denjësisht gratë
Lexo po ashtu Xhuli Nura: Do t'i futem ndoshta edhe politikës, dua që zëri im të dëgjohet dhe t'i përfaqësoj denjësisht gratë

Që nga mishrat e deri te gatimi i flisë, bukuroshja drenicase duket se e ka bërë gjithçka me pasion, teksa gjatë gjithë kohës ka qenë e veshur me veshje tradicionale shqiptare.

Foto: Juliana Nura/Instagram

“Familja ime me ka rritur me vlerat dhe traditat shqiptare dhe unë jam munduar që t’i përmbahem këtyre vlerave të trashëguara brez pas brezi”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja Nura në Instagram.

Foto: Juliana Nura/Instagram

Xhuli përndryshe është lindur dhe rritur në Finlandë në një familje shqiptare, dhe vjen në vizita të shpeshta në Kosovë. /Telegrafi/

Foto: Juliana Nura/Instagram

Foto: Juliana Nura/Instagram

Foto: Juliana Nura/Instagram

Foto: Juliana Nura/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori